E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amato: PS do fitoje zgjedhjet me programin e ri

Ish-kryeministrat italiane Masimo D’Alema dhe Xhuliano Amato me ekspertet e tyre jane pjese e rrjetit nderkombetar te miqve dhe eskperteve te nivelit te larte qe po asistojne Edi Ramen dhe ekipin e programit te ri te PS. 

TIRANE-Kreu i PS Edi Rama po konsultohet me figura te larta te politikes italiane lidhur me programin e ri te Partise Socialiste. Ish-kryeministrat italiane Masimo D’Alema dhe Xhuliano Amato me ekspertet e tyre jane pjese e rrjetit nderkombetar te miqve dhe eskperteve te nivelit te larte qe po asistojne Edi Ramen dhe ekipin e programit te ri te Partise Socialiste. Per te ballafaquar problemet dhe idete per te ardhmen me eskperiencat dhe modelet e suksesshme te zhvillimit. Gjate ketij takimi te dyte ne seline prestigjioze te fondacionit “ Italian Europei” jane diskutuar draftet e pergatitura nga grupet e perbashketa te eksperteve per energjine rritjen ekonomike, punesimin,arsimin, shendetesine,pensionet dhe bashkepunimin rajonal. Disa herë si Kryeministër i Italisë, por edhe si njëri prej ekspertëve më të dëgjuar në Europën e sotme, Xhuliano Amato, në një pronocim për mediat, është shprehur mjaft optimist për këtë bashkëpunim. Por ai vuri në dukje se Shqipëria ndodhet ende para problemeve të mëdha ende të pazgjidhura.

“Shumë gjëra kalojnë përmes administratës, madje edhe shëndeti kalon përmës administratës dhe impresioni që e vetmja mënyre për të mbaruar punë është t’i japësh diçka dikujt apo që duhet të jesh mik i dikujt, është gjëja e parë që duhet ndryshuar. Ana tjetër që duhet ndryshuar është një aspekt fizik i saj (Shqipërisë). Shqipëria është një vend që ka përpara saj një zhvillim të madh, por nuk ka energjinë për të bërë gjërat që duhen bërë”, vuri në dukej ai duke përmendur në këtë spektër edhe bujqësinë.

Gjithsesi Amato nënvizon se programi i ri i PS “do të sjellë pikërisht një administratë që funksionon, që nuk bën dallimin mes qytetarëve që nuk i njeh dhe që i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë të njohur nga ligji”.
I pyetur rreth figurës së Edi Ramës, eksperti italian e cilësoi atë si nje njeri shumë të zot por që duhet të kërkojë më shumë për vizionet rreth së ardhmes. “Është shumë i zoti. Por unë do t’i thosha, që për të fituar zgjedhjet duhet t’i kushtojë shumë nga vetja e tij vizionit, pasi zgjedhjet fitohen përmes vizionit”.
Amato uroi PS të fitojë zgjedhjet që të mund t’u japë zgjidhje probleme që vuri në dukej dhe në takimin me Ramën.
(d.b/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›