E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjës, kërkohet ndryshimi i gjyqtarëve

Avokatet mbrojtës te anetareve te Bandes se Lushnjes kërkuan ne seancen e sotme gjyqesore ndryshimin e trupit gjykues. Sipas Mbrojtjes te gjitha vendimet jane te njanshme dhe në favor të prokurorëve 

TIRANE-Debate te ashpra kane shoqeruar sot seancen e rradhes te Gjykata e Krimeve etë Renda për Bandën e Lushnjes. Avokatet mbrojtës kërkuan ndryshimin e trupit gjykues pasi sipas tyre te gjitha vendimet jane te njanshme dhe në favor të prokurorëve. Gjithcka nisi që në fillim te seances kur gjykata pranoi kerkesën e prokuroreve qe te lexohej dëshmia e 5 personave të cilët prej vitesh nuk ndodhen në Shqipëri. Avokatet mbrojtës kerkuan që të mos merrej parasysh kjo kerkese pasi njeri prej deshmitareve, Gramoz Selmani eshte në kërkim për vrasje dhe nuk mund t’i besohet nje deklarate që sic pretendon akuza eshte bere ne ambasaden tone në Greqi. Ne seancen e sotme ishin thirrur 11 deshmitare nga te cilet u paraqiten vetem 2.
Në procesin e Bandes se Lushnjes janë të pandehur 7 persona mbi të cilët rëndon akuza e kryerjes së një sërë veprash penale te kryera vite me pare ne Lushnjë. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më 4 maj të vitit të kaluar, por për një vit me radhë gjykata ka shtyrë seancat për arsye te mungesës së avokatëve si dhe preferencave të të pandehurve për trupin gjykues, që është ndryshuar disa herë. Ky është grupi i të pandehurve të ish- bandës së drejtuar nga Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i cili është në proces gjykimi në mungesë, pasi ndodhet i arrestuar në Turqi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›