Amato: Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri
Për dy ditë me radhë, kanë vijuar me intensitet shkëmbimet e ideve për programin e ri të Partisë Socialiste. Ish- kryeministrat italianë, Masimo D‘Alema dhe Xhuliano Amato, me ekspertët e tyre, janë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të miqve dhe ekspertëve të nivelit të lartë, që po asistojnë kryetarin e PS-së, Edi Rama, së bashku me ekipin e tij, për të ballafaquar problemet dhe idetë për të ardhmen, me përvojat dhe modelet e suksesshme të zhvillimit. Në këtë takim të dytë në selinë prestigjioze të fondacionit "Italianieuropei" janë diskutuar draftet e përgatitura nga grupet e përbashkëta të ekspertëve, për sa i takon energjisë, rritjes ekonomike, punësimit, arsimit, shëndetësisë, pensioneve dhe bashkëpunimit rajonal. Xhuliano Amato, në një prononcim për mediat, është shprehur mjaft optimist për këtë bashkëpunim.
Zoti Amato, si e shikoni gjendjen e sotme në të cilën ndodhet Shqipëria?
Sot, Shqipëria gjendet para problemeve të mëdha ende të pazgjidhura. Për këtë është i nevojshëm një vizion për të ditur se ku do të arrish. Gjithashtu, duhet të jesh dhe shumë pragmatik për mënyrën se si ta arrish atë vizion dhe duhet të them, që gjatë bashkëbisedimit, ishin miqtë shqiptarë ata që vunë gishtin te mënyrat se si arrihet ai vizion dhe duhet të them po ashtu, se kjo është një ndër pikat më të rëndësishme.
Duke folur për vizion, cilat mendoni se janë prioritetet e ndryshimit në Shqipëri, pas gjithë këtyre viteve tranzicioni?
Nuk ka vetëm një gjë, ka përherë më shumë se një prioritet. Duhet pasur besim në aksionin publik, pra duhet kthyer besimi në aksionin publik. Kjo do të thotë se duhet punuar shumë me kredibilitetin dhe transparencën e administratës. Kjo është e rëndësishme për njerëzit. Shumë gjëra kalojnë përmes administratës, madje edhe shëndeti, dhe përshtypja që e vetmja mënyrë për të mbaruar punë është t‘i japësh diçka dikujt apo që të jesh mik i dikujt, është gjëja e parë që duhet ndryshuar. Ana tjetër që duhet ndryshuar është një aspekt fizik i saj (Shqipërisë). Shqipëria është një vend që ka përpara saj një zhvillim të madh, por nuk ka energjinë për të bërë gjërat që duhen bërë. Shqipëria ka një perspektivë të madhe bujqësore, por ka terrene aq të pamjaftueshëm (të vegjël), aq sa me vështirësi mjaftojnë qoftë dhe për konsumin e saj të brendshëm. Mendoj se këto gjëra duhen ndryshuar.
Për mendimin tuaj, për sa i përket programit të Partisë Socialiste, a do ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet?
Unë uroj që, nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet e 2009-ës, problemet për të cilat folëm, të jetë në gjendje t‘i ndryshojë, dhe nëse realisht arrin t‘i realizojë, do t‘i ketë kryer një shërbim shumë të madh Shqipërisë.
Çfarë të reje mendoni se do të sjellë ky program?
Do të sjellë një administratë që funksionon, që nuk bën dallimin mes qytetarëve, që nuk i njeh dhe që i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë të njohur nga ligji. Do të ketë një sistem shëndetësor, i cili do të mund të mbulojë nevojat më të rëndësishme për të gjithë dhe mbi të gjitha do të ketë një program asistence sociale, i cili nuk do të hedhë lekët duke asistuar ata që nuk kanë nevojë, por do t‘ia japë atyre që kanë nevojë dhe do të ketë gjithashtu infrastrukturën e nevojshme, në mënyrë që të ketë atë proces rritjeje të fortë.
Çfarë këshille do t‘i jepnit Edi Ramës për të qenë një Kryeministër i mirë?
Ai nuk ka nevojë për këshillat e mia, për të qenë i sinqertë. Është shumë i zoti, por unë do t‘i thosha që, për të fituar zgjedhjet, duhet t‘i kushtojë shumë nga vetja e tij vizionit, pasi zgjedhjet fitohen përmes vizionit. Pasi të këtë fituar zgjedhjet, duhet t‘i përkushtohet mënyrës për ta arritur atë vizion, pasi një muaj pas fitores, vizioni nuk është më i mjaftueshëm, por janë gjërat që bëhen.
A mendoni se Edi Rama është në gjendje që t‘u përgjigjet kërkesave që njerëzit kanë për të?
Unë jam i bindur se po. Unë e kam njohur vite më parë, kur ishte atëherë kryebashkiaku i ri i Tiranës. Është një njeri që ka cilësi të jashtëzakonshme sipas mendimit tim, ka një kapacitet të madh teknik, si dhe sjelljen e një lideri. Është e vështirë të gjenden së bashku elementë të tillë dhe Shqipëria ka avantazhin e të pasurit një njeri të tillë.