E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Fola në telefon me Fazliç

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Berisha, pasi ka bërë një përmbledhje të vizitës së suksesshme në Gjermani dhe ka folur rreth mënyrës se si do të bëhen prokurimet publike në vend, nuk ka lënë pa bërë edhe një koment të shkurtër mbi ngjarjen më të debatuar, që ka si emërues biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazliç. Në momentin kur mediat po largoheshin, Kryeministri është shprehur se "e di, po të lejoj pyetje, do të më thoni edhe Fazliç, por ju them se ai është një miku im". Më pas, ai ka futur në batutat e tij edhe ministren e Integrimit, duke e pyetur para mediave nëse e kishte takuar Fazliç atë ditë kur iku nga Shqipëria në Forumin e Kans Montanës. Por Bregu i është përgjigjur se nuk pati mundësi të takohej, ndërkohë që përgjigjja e Berishës ka qenë e menjëhershme: "Unë fola në telefon me të". Kaq ka dashur t‘u japë Kryeministri mediave për Fazliçin, të cilat vazhdojnë çdo ditë të zbulojnë materiale, ku tregojnë se aktiviteti i tij në Shqipëri është i dyshuar dhe lë hapësira komenti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›