E Shtunë, 31 Tetor 2026

Castellazi në Inter

Portieri i Sampdorias, Luca Castellazi do të transferohet në Inter në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Silvano Martina.

“Është e vërtetë, kemi arritur marrëveshje me Interin dhe nga sezoni i ardhshëm Castellazi do të bartë fanellën e Interit”, tha Martina për Telelombardia.

Castellazi do të mbushë 35 vjet në korrik, ndërsa gjatë karrierës së tij të deritashme ka luajtur në Monza, Varese, Padova, Brescia, Catania dhe Reggina. Nga viti 2006 është në Sampdoria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›