E Diel, 1 Nëntor 2026

Amauri: “Juve është maksimumi” Bomberi i “Zonjës së madhe” entuziast në muajt e tij të paer bardhezi. “Palermo qëndron në zemren time dhe Zamparinit do t’i jem borxhli gjithë jetën”

E gjithë lumturia i takon Amaurit. Sulmuesi bardhezi një ditë pas fitores së Juventusit në Bergamo kundër Atalantës pohon se skuadra e tij mund të mbajë hapin e Interit në kampionatin italian. “Te Juventusi jam ambientuar shumë mirë dhe po luaj në nivel të lartë ashtu si kur isha te Palermo. Në këto gjashtë muaj kam mësuar shumë dhe kam korrur frytet e një punë të kryer për gjatë shumë viteve. Juve është një klub që kujdeset për çdo detaj dhe të lejon të punosh mirë për të përmirësuar të gjitha pikat e dobëta. Raporti më tifozët është i mrekullueshëm dhe ka gjithmonë shumë entuziazëm”.

E Hene, 22 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›