Trajneri Ari Han të shtunën në Shqipëri

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, të shtunën do të jetë në Shqipëri. Vizita do të zgjasë tri ditë. Holandezi mund të ndjekë në Shkodër takimin Vllaznia-Dinamo. Ish-trajneri i Kinës e Kamerunit pritet të japë edhe një konferencë për shtyp, në lidhje me vitin e tij të parë në krye të përfaqësueses. Shqipëria nën drejtimin e ish-legjendës së famshme të Ajaksit zhvilloi gjatë vitit 2008, tre ndeshje miqësore (1 fitore, 1 barazim, 1 humbje) dhe katër zyrtare për eliminatoret e Kampionatit Botëror (1 fitore, 2 barazime e 1 humbje).
E Marte, 23 Dhjetor 2008