E Diel, 1 Nëntor 2026

Amauri: Mikoli është më i mirë se Del Piero

Pas problemeve me David Trezege, te Juventusi ka shpërthyer një tjetër çështje, ku protagonist negativ është Amauri. Sulmuesi brazilian ka deklaruar se ndjehej më komod kur luante përkrah Mikolit te Palermo, sesa tani me Alesandro del Pieron. Lojtari u transferua gjatë verës te bardhezinjtë, në një marrëveshje nga e cila Palermo përfitoi 24 milionë euro. Në këtë edicion të Serisë A, Amauri ka shënuar 12 gola, ndërsa vitin e kaluar në Sicili shënoi 10. "Del Piero? Mikoli është më i mirë", deklaroi ai. "Fabricio ka kualitet të jashtëzakonshëm. Për fat të keq, gjatë vitit të kaluar, pësoi shumë dëmtime. Mund ta them me sinqeritet që Mikoli është më i miri nga të gjithë ata, me të cilët kam luajtur".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›