Mosli: Në Australi do të ketë polemika
Protesta dhe apelim për rezultatet e garës: ky do të jetë epilogu i Çmimit të Madh të Australisë, më 29 mars, gara e parë e Botërorit 2009 në Formula 1. Maks Mosli, presidenti i FIA-s, duket i bindur se debutimi në Melburn do të shoqërohet me polemika. "Po, besoj se gara do të mbyllet dhe fituesi do të shpallet me vendim të komisarëve të pistës. Është pothuajse e sigurt, se ata që do ta cilësojnë veten të penalizuar, do ta apelojnë vendimin", ishin fjalët e Moslit për "Daily Telegraph". Tema e diskutimeve do të jetë shpërndarësi i pasmë, i përdorur nga disa skuadra. Braun GP, Tojota dhe Uilliams kanë shfrytëzuar vakumin në rregullore, duke interpretuar ndryshe nga të tjerat nenin 2.4.