E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora shtyn katër ndeshje të kampionatit

Java e 23-të e Kategorisë së Parë është zhvilluar e përgjysmuar për shkak të kushteve atmosferike. Prej reshjeve të borës, katër ndeshje janë shtyrë, ndërkohë që në fushën e lojës kanë zbritur vetëm dy çifte. Turbina ka fituar 1-0 me Sopotin, ndërsa Kastrioti mposht me shumë vështirësi Luftëtarin, me rezultatin 2-1. Me këto tri pikë, krutanët ngjiten në vendin e parë të klasifikimit, me 47 pikë, ndërkohë që Skënderbeu dhe Laçi (nga një ndeshje më pak), kanë 46. Pas lajmërimit zyrtar të FSHF-së, takimet Gramozi-Ada, Pogradeci-Naftëtari, Skënderbeu-Besëlidhja dhe Skrapari-Bilisht Sport do të zhvillohen të gjitha të mërkurën. Sot, në Kamzë, do të luhet supersfida e kësaj jave, ku Dajti pret Laçin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›