E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri, për momentin zgjedh vetëm Brazilin

"Jam brazilian dhe përfaqësuesja e vetme për të cilën dua të luaj, për momentin, është Brazili". Këto janë fjalët e Amaurit, në një intervistë për agjencinë "Estado", ku sulmuesi i Juventusit theksoi se "e pres me qetësi grumbullimin: qoftë nga Brazili apo edhe nga Italia". Vetëm në javët në vazhdim do të mësohet se me cilën kombëtare do të aktivizohet Amauri, që shumë shpejt do të marrë edhe pasaportën italiane. Për ironi të fatit, më 10 shkurt Brazili dhe Italia luajnë një miqësore në Londër.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›