Bekham, vëzhgim 24 orë në Dubai
Gjatë udhëtimit në Dubai me Milanin (që starton të hënën), Devid Bekham do të jetë në shënjestrën e terroristëve islamikë. Kjo është arsyeja përse mesfushori që është afruar në skuadrën e Ançelotit në formë huazimi do të vëzhgohet nga disa agjentë sigurie. Sipas tabloidit britanik, "Daily Star", agjentët sekretë të MI6 (Shërbimet Sekrete të Britanisë) i tremben një sulmi të mundshëm të Al-Kaedës në Emiratet Arabe. Ylli anglez cilësohet si objektivi ideal për fanatikët myslimanë, edhe sepse përveç përfaqësimit në miqësoren e 6 janarit me Hamburgun, për të janë parashikuar disa shfaqje në publik. "Mund të konfirmojmë se është një shqetësim mjaft i madh, pohoi një burim i shërbimeve sekrete. Po përgatitemi njësoj si në rastet kur ka vizita shtetërore, e masat e sigurisë janë shumë të larta. Jemi mësuar me udhëtimet e yjeve në Dubai, por ndryshimi në këtë rast qëndron te daljet publike të parashikuara në axhendë. Si seancat stërvitore, ashtu edhe në takimet me tifozët për autografe krijojnë situata të rrezikshme, që janë ndryshe nga të tjerat". Bekham do të vëzhgohet 24 orë në 24 nga njerëz të armatosur. Madje, mendohet se në stërvitjet e Milanit nuk do të lejohet pjesëmarrja e shumë "të huajve". Për t‘iu afruar lojtarit, fansat duhet të kalojnë kontrolle të ngjashme me ato në aeroporte. Me fjalë të tjera, më shumë sesa në stërvitje për fazën përgatitore, skuadra e Ançelotit duket sikur do të shkojnë në frontin e luftës. Që prej fillimit të vitit 2008, shërbimet e inteligjencës në ishullin e Mbretëreshës, e kishin cilësuar Dubain si një vend me rrezikshmëri të lartë për shtetasit anglezë. Ata rrezikojnë të bëhen shënjestrat e atentateve të mundshme terroriste.
Sipas të përditshmes, futbollisti më i paguar në botë do ta festojë Vitin e Ri në hotelin Atlantis të Dubait, së bashku me bashkëshorten, Viktoria, tre djemtë dhe miqtë Tom Kruiz e Keti Holmes. Pavarësisht frikës për ndonjë sulm të mundshëm kamikaz (ku njerëzit e sigurisë nuk do të mungojnë as në festë), nuk dihet nëse gjatë pijeve të mbrëmjes do të konsumohet "Pepsi". Sipas "The Sun", lojtari e ka përfunduar kontratën me vlerë 2 milionë sterlina në vit (diçka më shumë se 2 milionë euro) me markën e njohur të pijeve joalkoolike, pas dhjetë vjetësh bashkëpunim. "Divorci" erdhi sepse 33-vjeçari do të impenjohet në fushata të tjera publicitare, ku spikasin ato me "Vodafone" dhe "Armani". "Kam vetëm kujtime pozitive nga eksperienca ime me ‘Pepsin‘, pohoi Bekham, pasi me ta kam luajtur rolin e kaubojsit, të gladiatorit, të sërfistit dhe kam punuar përkrah yjeve si Bions, Xhenifer Lopez, përveç emrave të tjerë të mëdhenj të futbollit".