E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket pa lënë gjurmë Pol Gaskoin

Pol Gaskoin është zhdukur pa lënë gjurmë. Ish-lojtari i përfaqësueses angleze pritej të shkonte në shtëpinë e së ëmës, për darkën e Krishtlindjeve, por asnjëherë nuk u paraqit në festë. Kjo ka bërë që familja e tij të shqetësohet se ndoshta 41-vjeçari i është rikthyer vesit të alkoolit. Prej tre javësh, "Gaza" po kurohej në një klinikë të specializuar në Majnsteruorth, ku ndiqte një program me kosto 2 mijë euro në javë, për t‘u rehabilituar. Programi, i quajtur "Equine Assisted Psycotherapy", përveçse parashikon izolimin e pacientëve nga bota e jashtme, parashikon që të alkoolizuarit të dialogojnë me kuajt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›