Gaza, 205 viktima prej sulmeve izraelite
Avionë luftarakë dhe helikopterë izraelitë goditën mbrëmë Rripin e Gazës të kontrolluar nga organizata Hamas, duke shkaktuar të paktën 205 viktima. Intensiteti i sulmeve dhe numri i madh i viktimave e bëjnë të shtunën e djeshme ditën më të përgjakshme të konfliktit mes izraelitëve e palestinezëve në këto gjashtëdhjetë vitet e fundit. Nga ana e tyre, militantët Hamas në Rripin e Gazës, të cilët kishin ndërmarrë një seri të gjatë sulmesh pas përfundimit të një marrëveshjeje për armëpushim një javë më parë, u kundërpërgjigjën me sulme me raketa, nga të cilët gjeti vdekjen një izraelit dhe u plagosën disa të tjerë. Që të dyja palët bënë menjëherë me dije se qenë të gatshme për të ndërmarrë edhe sulme të tjera, duke kërcënuar ta zhysin rajonin në një konflikt të ashpër.
Shtëllunga të dendura tymi u ngritën mbi qytetin e Gazës, pasi forcat ajrore izraelite sulmuan më shumë se 40 objekte me rëndësi ushtarake, përfshi edhe dy kazerma, ku trupat Hamas po zhvillonin ceremoninë e gradimit të rekrutëve të rinj. Në ambientin ku zhvillohej ceremonia kryesore, trupat pa jetë të militantëve me uniforma kishin mbushur gjithë sheshin, ndërkohë që klithmat e të plagosurve mbushnin atmosferën. Sipas mjekëve, numri i të plagosurve është më shumë se 700.
Sulmet ajrore izraelite u përqendruan mbi portin e qytetit, kazermat e policisë dhe qendrat e sigurisë në Gaza. Më pas, sulmi u shtri edhe në zona të tjera të Rripit. Mësohet se u përmbushën objektivat ushtarake, por bilanci i viktimave, i cili pritet të shtohet me kalimin e orëve, është i frikshëm. Mes të vrarëve edhe shefi i policisë, si edhe kreu i sigurisë së Gazës. Me rënien e mbrëmjes, sulmet e aviacionin izraelit rinisën duke goditur objektivat në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Në mënyrë të veçantë avionët sulmues izraelitë kanë goditur një ofiçinë mekanike në qytetin Khan Junis dhe një qendër mediatike të Hamasit.
Izraeli: "Ky është veç fillimi"
Forcat e Armatosura të shtetit hebraik bënë me dije se goditën "për të ndalur sulmet terroriste" mbi Izraelin dhe se janë të përgatitura për t‘u shtyrë edhe më tej dhe se "ky është veç fillimi". Ehud Barak, ministri izraelit i Mbrojtjes, deklaroi se "kishte ardhur koha për të luftuar", për t‘i dhënë fund zjarrit me raketa nga Gaza mbi popullsinë izraelite. Ministri shpjegoi gjithashtu se "Forcat e Armatosura kishin marrë që prej dy muajsh urdhrin për të përgatitur operacionin e sotëm". "Nuk dua që askush të mos krijojë iluzione - përfundon ministri - nuk do të jetë as një luftë e lehtë e as e shkurtër".
Sipas burimeve nga oficerë të lartë të Forcave të Armatosura izraelite të cituara nga televizioni arab "Al Jazira", "ofensiva mbi Gazë do të shtrihet në kohë dhe nuk përjashton as mundësinë që ushtria të vendosë të ndërhyjë përmes forcave tokësore në brendësi të Rripit të Gazës".
Olmert: "Armiq nuk kemi palestinezët"
Izraeli nuk e konsideron armik popullin e Gazës, të cilit do t‘i garantojë kalimin e ndihmave humanitare, por është kundër Hamasëve, të cilët prej ditësh kërkonin "përballjen e armatosur me Izraelin". Këtë e pohoi orët e vona të mbrëmjes së djeshme Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, gjatë një konference shtypi, ku vërejti se operacioni në Gaza mund të kërkonte kohë të arrinte objektivat për sigurimin e rajoneve jugore të shtetit izraelit. Gjithashtu ftoi banorët e zonave izraelite që rrezikohen nga sulmet e militantëve Hamas të bënin durim. Në ditët në vazhdim goditjet me raketa nga gaza mund të intensifikohen edhe më tej, vërejti Kryeministri.
Reagimi nga Hamas: "Hakmarrje"
Për reprezalje Hamasi lëshoi disa raketa nga territori palestinez drejt pjesës jugore të shtetit hebraik, ku tashmë është shpallur gjendja e alarmit. Popullatës i është kërkuar të mos dalë rrugëve dhe të qëndrojë në zona të mbrojtura, apo në afërsi të strehimeve. Sipas disa burimeve mjekësore, një grua izraelite është vrarë në Netivot. Dy të tjerë mbetën të plagosur.
Hamasi "u ka kërkuar brigadave Ezedin Al Kasam t‘i kundërpërgjigjen agresionit të pushtuesve me të gjitha mënyrat". "Bota do të mbetet pa fjalë nga reagimi ynë ndaj sulmit të pushtuesve", tha Favzi Barhum, eksponent i lëvizjes ekstremiste islamike. "Tani brigada Ezedin Al Kasam - shtoi - i kanë duart e lira për t‘u kundërpërgjigjur me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, përfshi edhe raketat me rreze të gjatë dhe sulmet me martirë. Kemi në dorë forcat për t‘iu përgjigjur me të njëjtën monedhë këtij akti terrorist".