Amazon Eve, modelja “gradaçielë, ne kerkim të shpirtit binjak
Është e gjatë 2 metra e 5 centimetra pa taka, por këto të fundit i mban gjithmonë duke arritur në këtë mënyrë 2m e 13 cm! Emri i saj i vërtete është Amazon Eve, por ndryshe quhet "Babezilla" dhe është modelja më gjatë në botë. E cilësuar si gruaja gradaçielë, për shkak të këmbëve të saj kilometrike ajo është bërë e njohur nga një revistë australiane e quajtur "Zoo Weekly", e ndërkohë që bëhet gjithashtu e ditur se këto ditë modelja do të udhëtojë drejt Londrës.... në “gjueti” të një shpirti binjak!. Amazon Eve, është diplomuar për administrim-biznes dhe është një ish mundëse, por ka një problem të madh, që në fakt lidhet pikërisht me gjatësinë e saj: nuk arrin të gjejë një të dashur. “Kam dalë vetëm me gjashtë meshkuj, që ishin më të gjatë se unë, por tani jam vetëm”- shpjegon Amazon, për të shtuar më pas se, “Kam qenë gjithashtu edhe me një djalë 1.60 cm të gjatë, të cilin në fakt mund ta merrja në krahë”. Më tej ajo është shprehur se i pëlqejnë anglezët dhe se nga Londra dashuron gjithçka që ndodhet në të. Është 30 vjeçe dhe ka lindur në Kaliforni, por Amazon ka prejardhje gjermane dhe holandeze të cilat në fakt duken sikur edhe justifikojnë në një farë mënyrë gjatësinë, le të themi “të ekzagjeruar” të saj. Ajo shprehet se “në familjen time të gjitha gratë janë shumë të gjata”. Por cilat janë disa nga pasionet e saj? Takat e larta! Tingëllon e çuditshme, por ajo nuk mundet të bëjë dot pa to. Kështu, përpos gjatësisë së saj që i kalon 2 metra kur pozon ajo mban gjithmonë taka për t`u dukur akoma edhe më gjatë. Por bashkëjetesa me këtë “dhuratë” që i ka bërë nëna natyrë, sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për të. “Qysh kur kam qenë e vogël më kanë vendosur pseudonime nga më të ndryshmet dhe në gjimnastikë trajnerët donin gjithmonë që unë të luaja basketboll apo volejboll, por unë nuk i doja këto lloje sportesh”- shprehet ajo. Por me kalimin e kohës, Eve ka mësuar që jo vetëm të bashkëjetojë me gjatësinë e saj por edhe të ndihet krenare për të dhe pse jo edhe ta shfrytëzojë në një farë mënyre, duke e konsideruar si një fortë të saj dhe duke bërë të sajën në këtë mënyrë edhe shprehjen: “Gjatësia, gjysma e bukurisë!”.
28 Maj 2010