Amb. Wilson: Korrupsioni, problem për vendin
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Fraser Wilson, gjatë prezantimit të sondazhit mbi transparencën e pushtetit vendor në shërbimet publike ka deklaruar se “Korrupsioni mbetet një ndër problemet më serioze në Shqipëri.
TIRANE- Korrupsioni mbetet një ndër problemet më serioze në Shqipëri, ndaj kërkohen masa më efikase nga strukturat përkatëse në luftën ndaj tij. Kështu ka deklaruar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Fraser Wilson, gjatë prezantimit të sondazhit mbi transparencën e pushtetit vendor në shërbimet publike. Wilson e cilësoi çrrënjosjen e korrupsionit si një element themelor që do të vendosë integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike. ”Raporti i progresit për Shqipërinë për vitin 2008 nga Komisioni Evropian citon se korrupsioni ngelet një problem veçanërisht serioz për Shqipërinë. Ndaj duhet theksuar se mbetet shumë punë për të ndryshuar mënyrën e sjelljes dhe procedurat në administratën publike – tha Wilson. Studimi i cili vlerëson shërbimin ndaj qytetarëve dhe pengesat apo vonesat që krijohen është zhvilluar në qytetin e Rubikut, në njësinë bashkiake numër 1 dhe 5 në Tiranë dhe në Elbasan, Korçë, Kuçovë. Qytetarët e anketuar janë shprehur se shpesh u duhet të presin mbi një orë për të marrë një shërbim pasi ka mungesa në dokumentacion ose aplikimi nuk është i plotë. (a.r/news24/balkanweb)