Maltezët: “Ndaj Shqipërisë shlyejmë gabimet”
Maltezët vijnë në përballjen me kuqezinjtë pas katër humbjeve rresht. Gazeta ishullore “Indipident”: “Shqipëria nuk është një ‘kockë’ e lehtë”
Dash Frashëri
Mediat malteze e kanë konsideruar si shumë delikate ndeshjen me Shqipërinë, e para për të dy skuadrat në vitin 2009, por e dyta përballje direkt në kualifikueset e Botërorit 2010, pas asaj të 10 shtatorit të vitit 2008, ku Kombëtarja jonë fitoi thellësisht.
Malta vjen në përballjen me Shqipërinë pas katër humbjeve rresht, madje pa shënuar qoftë dhe një gol të “vockël”, e duke pësuar 11 të tillë (3 prej Shqipërisë).
“Është pa dyshim një ndeshjen delikate, - shkruan gazeta malteze ‘Indipident’, - jo vetëm se paraqet mundësinë e vetme për të shlyer disi gabimet për fillimin e pakënaqshëm me katër humbje rresht në ndeshjet e grupeve, por edhe sepse Kombëtarja jonë (ajo malteze) do të përballet me një vend, i cili sigurisht nuk është një ‘kockë’ e lehtë edhe për vendet me futboll të zhvilluar, edhe nuk është konsideruar si një nga ekipet më të mira në renditjen aktuale ndërkombëtare”.
Specialistët maltezë e pranojnë jo pa dëshpërim faktin e supermacisë së Shqipërisë ndaj përfaqësueses së tyre. “Në fakt, - shkruan ‘Indipedent’, - barazimi pa gola i Shqipërisë kundër Portugalisë në kualifikueset e Kupës së Botës tetorin e kaluar dhe pesë pikët e pamarra në ndeshjet e tyre në grup përbëjnë një evidencë të qartë të fuqisë së tyre futbollistike si komb”.
Në analizën e saj në prag të ndeshjes, gazeta malteze tregon edhe keqmenaxhimin nga ana e skuadrës e ndeshjeve të fundit. “Në ndeshjet e fundit ne nuk arritëm të menaxhonim egon tonë përmes përformancës tonë të shëmtuara, duke mos marrë rezultate. Por, ne sërish kemi shansin ta ndryshojmë këtë kësaj radhe kundër shqiptarëve. Është një mundësi. Do të ishte shumë mirë për ekipin tonë të mos e humbisnim këtë mundësi”.
Trajneri Dushan Fitzel, gjithnjë sipas gazetës ishullore, do të angazhohet në mbështetjen e aftësive fizike, teknike e mendore të lojtarëve maltezë, në mënyrë që të çlirojë lojtarët pas serisë negative pa shënuar gol në ndeshjet e fundit. (Goli i fundit i Maltës është shënuar në miqësoren kundër Austrisë në humbjen 5-1, më 30 maj 2008).
Në Maltë, ashtu si kudo me skuadrat e vogla, besojnë shumë të tifozeria në Stadiumin Kombëtar “Ta’ Qali”, për të mbështetur Mifsudin me shokë. “Ne e dimë se lojtarët tanë kanë cilësi, por kanë nevojë për mbështetje. Ne do t’i mbështesim ekipin tonë të ‘Kuq’, duke shpresuar se në këtë ndeshje do të arrimë rezultatin e shpresuar”.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Maltës, Xhozef Mifsud, nuk u ka lënë shumë mundësi futbollistëve maltezë para sfidës së radhës, asaj me Shqipërinë. Mifsud ka pohuar se humbja me kuqezinjtë nuk duhet të ndodhë. Madje, sipas tij, një rezultat pozitiv në këtë ndeshje nuk është vetëm dëshirë, por obligim.
Ndeshja eliminatore për Botërorin “Afrika e Jugut 2010” do të zhvillohet më 11 shkurt në Ta’Qali (19:30). Përfaqësuesja e Maltës në katër ndeshje të zhvilluara nuk ka marrë asnjë pikë të vetme. “Një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë nuk është dëshirë, por obligim për kombëtaren tonë, - ka deklaruar Mifsud, përcjell gazeta “Timesofmalta” të mërkurën. - E di se në futboll nuk mund të parashikosh asgjë, por kam besim se përballë Shqipërisë mund të marrim rezultat pozitiv”.
10 ndeshjet fundit të Shqipërisë
19.11.08 Azerbajxhan-Shqipëri 1-1
15.10.08 Portugali-Shqipëri 0-0
11.10.08 Hungari-Shqipëri 2-0
10.06.08 Shqipëri-Maltë 3-0
06.09.08 Shqipëri-Suedi 0-0
20.08.08 Shqipëri-Liehtenshtejn 2-0
27.05.08 Shqipëri-Poloni 0-1
21.11.07 Shqipëri-Rumani 1-6
17.11.07 Shqipëri-Bjellorusi 2-4
17.10.07 Shqipëri-Bullgari 1-1
10 ndeshjet fundit të Maltës
15.10.08 Maltë-Hungari 0-1
11.10.08 Danimarkë-Maltë 3-0
10.06.08 Shqipëri-Maltë 3-0
06.09.08 Maltë-Portugali 0-4
20.08.08 Maltë-Estoni 1-2
30.05.08 Austri-Maltë 1-5
26.03.08 Maltë-Lihtenshtejn 7-1
06.02.08 Maltë-Bjellorusi 0-1
04.02.08 Maltë-Islande 1-0
02.02.08 Maltë-Armeni 0-1
21.11.07 Maltë-Norvegji 1-4
Grupi 1
Skuadra ND F B H G+ G- P
Danimarka 3 2 1 0 6 2 7
Hungaria 4 2 1 1 4 2 7
Portugalia 4 1 2 1 6 3 5
Shqipëria 4 1 2 1 3 2 5
Suedia 3 1 2 0 2 1 5
Malta 4 0 0 4 0 11 0
9 Shkurt 2009