Lushnje- prishja e tregut, protesojnë sërish tregtarët
LUSHNJE- Një grup i madh protestuesish janë mbledhur përpara dyerve të Bashkisë e më pas në ato të nënprefekturës së Lushnjes, duke reaguar madje edhe me forcë pas prishjes së tregut industrialë, vend ku ata zhvillonin aktivitetin e tyre. Tregtarët kanë tentuar të hyjnë në godinën e këtij institucioni duke kërkuar nëpërmjet thirrjeve zgjidhen e problemit ndërsa kreu i nënprefekturës Daut Sulaj nuk ka qenë në zyrën e tij për të qetësuar 200 protestuesit. Ka ndërhyrë sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni Lazer Dakaj, i cili ka deklaruar se vendimi i marrë nga këshilli bashkiak nuk është në përputhje me ligjin.
Tregtarët protestues janë shprehur se kanë më shumë se tre javë që protestojnë lidhur me këtë problem.
Tregtarët janë shprehur se nuk do të rreshtin së protestuari deri në miratimin apo hapjes së dritës jeshile për ngritjen e një tregu të ri për ta ashtu siç u është premtuar. Ish tregu është mbyllur dhe atje po investohet për ngritjen e një qendre tregtare. (a.r/news24/balkanweb)