Nishani:Hetim të plotë pë sulmin e gjyqtarit

Bujar Nishani, ministër i Brendshëm e cilësoi aktin e sulmit ndaj gjyqtarit Nuni si një akt shumë të rëndë. Sipas tij, por bëhen hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. "Garantoj parlamentin dhe opinionin publik se kjo ngjarje do zbardhet plotësisht dhe autori i kësaj ngjarje do të vihet para drejtësisë",tha Nishani. Sipas tij insitutcionet e shtetit dhe Prokuroria do të hetojnë deri në fund këtë çështje. Ai foli edhe për raportin e Depratamentit Amerikan të Shtetit për luftën e trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria. "DASH atribuon vlerësime të larta për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, qeveria shqiptare ka demostruar prrogres befasues në këtë luftë ",tha Nishani. Sipas ministrit në këtë raport vlerësohen hapat konkretë të qeverisë për luftën, vlerëson edhe strategjinë e ndërmarrë nga qeveria në këtë sfidë të madhe. "Ky raport përveçse është një vlerësim na jep shtysë për të punuar më tej në luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore", theksoi Nishani.