E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e Gjyqtarëve:Sulmi ndaj Nunit, sulm ndaj gjyqësorit

Pas atentatit të bërë ndaj gjyqtarit Ardian Nuni ka reaguar edhe Shoqata e Gjyqtarëve e cila e ka cilësuar si një atentat jo vetëm ndaj personit, por edhe ndaj gjyqësorit. Sipas kryetares së Shoqatës së Gjyqtarëve Manjola Bejleri, ky është një akt që përseritet ndaj gjyqtarëve pasi para disa kohësh në Gjykatën e Fierit është u sulmuar një tjetqr gjyqtar. Sipas Bejlerit kjo tregon një sfidë të hapur të krimit kundrejt gjyqetarve dhe këto sjellin pasoja të rënda. Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve është shprehur, se nuk duhet të pritet të ndodhin ngjarje të tilla që qeveri shqiptare të kthejë sytë ndaj gjyësorit, pasi gjyqtarëve u kushtohet vëmendje vetëm në raste të tilla dhe më pas harrohen nga shteti shqiptarë. Sipas saj duhet të krijohet një stabilitet në mbrojtjen e gjyqtarëve, pasi një gjë të tillë e parashikon mjaf qartë edhe ligji shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›