E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të tjera publikime të klasifikuara nga Wikileaks

LONDER-WikiLeaks tha se posedon dhe do të zbulojë mijëra telegrame diplomatike amerikane, të pabotuar deri tani, disa nga të cilat mbeten të klasifikuara.

Vendimi i faqes për publikim në masë, ka shkaktuar shumë spekulime, nxitur dhe nga thashethemet se Julian Asantze është shqetësuar nga interesimi më i ulët, që po tregojnë mediat ndërkombëtare për Wikileaks dhe për shkak të vendimi të pritshëm të Drejtësisë britanike.

"Brenda një dite do të zbulojmë më shumë se 100 000 telegrame nga ambasadat e SHBA e gjithë bota" - i referohet media një llogarie të WikiLeaks në Twitter, që besohet se kontrollohet nga Julian Asanz, themeluesi i WikiLeaks.

Njoftohet se WikiLeaks posedon më shumë se 250 000 telegrame që kanë rrjedhur si informacion nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që u paralajmërua se vetëm të premten do të publikoheshin prej tyre, mbi 97 000 telegrame.

Një person i cili ka kontakt me rrethin e brendshëm të Asanz tha për Reuters se zbulimi masiv i dokumenteve ka të bëjë me frustrimin në mesin e WikiLeaks për faktin që mediat kanë humbur interesin për cështjet e publikuara. Të tjerë sugjerojnë se publikimi në masë mund të jetë e lidhur me vendimin e ardhshëm të drejtësisë britanike për të ekstraduar Julian Asantz në Suedi. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›