E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: Papandreu simpati SHBA, rezerva për Gjermaninë e BE

ATHINE-Sipas një telegram të ambasadës së SHBA në Athinë në shkurt 2009, zbuluar nga Wikileaks, kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu, duket se e ka ditur shumë mirë problemin e madh të borxhit grek, që në kohën kur ishte kryetar i opozitës.
Papandreu është shprehur i zhgënjyer nga qëndrimi gjerman ndaj krizës greke dhe nga vonesat e BE-së për ta trajtuar atë.
Në të njëjtin dokument, thuhet se Papandreu ndihet mjaft i afërt me SHBA, vendlindjen e tij, të cilën e karakterizoi si “fuqia e vetme në botë” që mund të cojë përpara vlerat demokratike. Ai ka shprehur admirimin e tij për politikat ekonomike e Barak Obamës.
Sipas telegramit, Papandreu, në atë kohë lider i opozitës greke dhe kryetar i Internacionales Socialiste, ka kontribuuar në përpjekjet për marreveshjet e paqes, në zgjidhjen e krizave në botën myslimane dhe në luftën kundër terrorizmit.
Ai ka dëshmuar se pavarësisht nga fakti që Greqia është një "vend i vogël" mund të kontribuojë për stabilitetin në zonat fqinje dhe ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendit të tij dhe botës myslimane.
Kryeministri aktual i Greqisë Jorgo Papandreu është shprehur kundër proteksionizmit të shtetit në ekonomi dhe pro një perspective, ku tregjet duhet të jenë të hapura, nën rregulla që inkurajojnë zhvillimin. Papandreu ka thënë se do të donte të shihte një organizatë si FMN-ja për të vënë rregulla të rrepta ndërkombëtare për zhvillimin financiar në mënyrë që sipas tij, ta "shohin botën ashtu sic do të donim" duke përfshirë këtu përdorimin më të gjerë të energjisë së rinovueshme.
Teksti nënshkruar nga ambasadori i atëhershëm i SHBA në Athinë Daniel Spekchart.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›