Amb. zviceriane, koncert bamirësie në ndihmë të fëmijëve romë

Për tu ardhur në ndihmë fëmijëve romë në të gjithë Shqipëri, u mbajt një koncert me muzikë lirike, i cili si qëllim kishte mbledhjen e fodeve. Me moton "Sëbashku për një cëshje të drejtë", nxënësit e liceut “Jordan Misja”, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, interpretuan pjesë të njohura nga autorë shqiptarë dhe të huaj.
Disa nga pjesët që sollën artistët e rinj ishin, “Brindizi” nga opera “Traviata”, “Le Zingarele", po nga kjo opera, "Va pensiro” nga opera “Nabuco”, "La cedaremo la mano", shkëputur nga opera “Don Giovani", etj.
Kjo iniciative ndërmerret nga Ambasada Zviceriane në Shqipëri. Të pranishëm në koncert ishte bashkëshortja e Kryeministrit Liri Berisha, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, si dhe ai italian Masimo Gaiani.
Pas përfundimit të shfaqes të gjithë të pranishmit kishin mundësi të kontribuonin me sa mundeshin në vlerë monetare në disa kuti që ishin vendosur në hollin qëndror të Teatrit Kombëtar.