E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgenjështrohet lajmi për vizat, Fule në Kosovë pa Udhërrëfyesin

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, në një deklaratë të dhënë nga Brukseli, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, ka përgenjështuar lajmin e dhënë nga mediat kosovare se “javën e ardhshme Kosova do të marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit”.
 

Ministri Beqaj ka deklaruar saktësisht se “gjatë vizitës që drejtues të Komisionit Evropian do t`i bëjnë Prishtinës javën e ardhshme, do të bisedohet për studimin e fizibilitetit dhe hapjen e perspektives evropiane”.
 

Kështu që javën tjetër, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule do të vije në Prishtinë pa udhërrëfyesin për liberalizimin vizave për shtetasit e Kosovës, të cilët përveç Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Turqisë, nuk mund të udëhtojnë askund tjetër pa viza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›