E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Pogradec: Shpërthim energjish përmes RE:FRESSH

Pas qytetit të Beratit, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Pogradecit në një takim me të rinjtë, në kuadër të fushatës për anëtarësimet e reja.
 

Nga qyteti i Pogradecit, kreu i PS-së ka ripërsëritur thirrjen ndaj të rinjve për tu bërë pjesë aktive në vendimmarrje, duke u bërë pjesë e politikës. Në në rrjetin social “Twitter”Kryesocialisti shkruan se takimi në Pogradec është një shpërthim energjish.

“Pogradeci shpërthim energjish përmes RE:FRESSH! 520 te rinj marrin kartën e anëtarësisë në PS. Efekti zinxhir vazhdon qytet pas qyteti”, shkruan Rama.
 

Pas Pogradecit, turi i i kreut të PS-së do të vazhdojë me një takim me të rinjtë në qytetin e Korçës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›