E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amb.Italiane organizon Konf. e Neuroshkencës

Nga Besian Ajazi
Ambasada italiane në Tiranë në kuadër të javës së bashkëpunimit mes dy vendeve organizoi Konferencën Shkencore të Neurokirurgjisë. Falë bashkëpunimit do të realizohen ndërhyrje në kokë për kurimin e epilepsisë dhe parkinsonit. 

TIRANE- Në kuadër të javës së bashkëpunimit universitar, shkencor dhe teknologjik Itali-Shqipëri, Ambasada italiane në Tiranë ka organizuar një konferencë mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e neuroshkencave. Të pranishëm në këtë konferencë shkencore profesorë italianë dhe shqiptarë të neurokirurgjisë folën mbi rezultatet e se kaluarës, projektet aktuale dhe perspektivën e së ardhmes në këtë fushë bashkëpunimi. Shefi i repartit të Neurokirurgjisë në QSUT, Mentor Petrela vuri theksin në mundësinë që Italia i ka dhënë doktorëve shqiptarë për tu specializuar në spitalet më të mira të vendit fqinj. Profesor Petrela tha se objektivi i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i ndërhyrjeve në kokë për sëmundjet e parkinsonit dhe epilepsisë.
Profesorë të mjekësisë italiane vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera të deritanishme mes Shqipërisë dhe Italisë, kryesisht në fushën e neuroshkencës, bashkëpunim që sipas tyre do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›