Gjykata: Brown fajtor, 20 vjet burg

Gjykata e Tiranës ka deklaruar fajtor 57 vjecarin David Brown drejtues të fondacionit "Fëmijët e Tij". Anglezi Broën do të vuajë dënimin me 20 vjet heqje lirie në një burg të sigurisë së lartë dhe pas vuajtjes së dënimit do të dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë si një person i padëshiruar. Babai i fondacionit "Fëmijët e tij" në seancën parardhëse pretendoi se qëllimi i tij në Shqipëri ishte në ndihmë të fëmijëve të braktisur por organi i prokurorisë provoi të kundërtën pas akuzave për marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me të mitur. Por nga ana tjetër persona që kanë qenë nën kujdesin e anglezit deklaruan se Brown për ta ka qenë si një baba i vërtetë dhe se vendimi ishte i padrejtë. Për të njëjtën vepër penale akuzohen dhe 2 shtetas të tjerë anglezë.Dino Christodolu dhe Robin Arnold gjykohen në një process tjetër pas dëshmive të fëmijëve se mbi ta ka patur abuzime nga më shumë persona.