E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, nënshkruhet MSA trepalëshe në Bruksel

Brukseli nënshkruan protokollet e MSA-së mes Bullgarisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Këto protokolle për vendin tonë i nënshkroi ambasadorja jonë në Bruksel, Mimoza Halimi, ndërsa nga presidenca e BE-së, nga Pierre Selial. 

BRUKSEL-  U nënshkruan dje protokollet e MSA-së mes Bullgarisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Ky nënshkrim u realizua dje në Bruksel dhe në emër të Bullgarisë dhe Rumanisë firmosi përfaqësuesi i Presidencës Franceze të Bashkimit Europian. Ministria e Jashtme e Shqipërisë, bëri të ditur dje se e “përshëndet aktin duke shprehur rëndësinë e madhe që ka ky nënshkrim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”. Këto protokolle për vendin tonë i nënshkroi ambasadorja jonë në Bruksel, Mimoza Halimi, ndërsa nga presidenca e BE-së, nga Pierre Selial si dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Jan Truszczynski. Sipas ministrisë, “ky nënshkrim vjen pas një progres-raporti objektiv dhe pozitiv nga BE-ja për zhvillimet dhe reformat që po bën Shqipëria. Nënshkrimi i protokolleve të MSA-së tregon edhe njëherë se Shqipëria vazhdon të zhvillojë një marrëdhënie bashkëpunimi të gjithanshëm dhe të ngushtë me Bashkimin Europian në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në familjen europiane”. Ministria e Jashtme e përshëndet këtë nënshkrim dhe falenderoi presidencën franceze të Bashkimit Europian dhe të gjithë vendet anëtare, për kontributin që kanë dhënë në procesin integrues të vendit tonë.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›