E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Amerikane dhuron video-konferencen

Nje video-konference, me vlere 45 mije euro, iu dhurua dje Gjykates se Krimeve te Renda nga Ambasada Amerikane ne Tirane. Kjo pajisje bashkekohore do t'i sherbeje kesaj Gjykate per seancat e ndryshme gjyqesore qe ajo zhvillon, duke bere te mundur veç te tjerash degjimin e deshmitareve te drejtesise permes video-konferences.
Ne ceremonine e dorezimit te kesaj video-konference, e cila u zhvillua paraditen e djeshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ishte i pranishem edhe ambasadori amerikan ne Tirane, John. L. Withers II. Kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda pasi falenderoi Ambasaden Amerikane ne Tirane per kete dhurate e njohu ambasadorin Withers edhe me vizionin e tij ne lidhje me reformen ne drejtesi. Biseda mes tyre u perqendrua kryesisht te trajtimi i deshmitareve te drejtesise, bashkepunimi me sistemin gjyqesor nderkombetar, me ngritjen profesionale te gjyqtareve etj.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›