Snajpere per te siguruar jeten e Lul Berishes
Snajpere per te siguruar jeten e Lul Berishes dhe anetareve te bandes se tij. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve pohuan dje per gazeten “Albania” se pas alarmit per atentat tani e tutje banda e Durresit do te shoqerohet ne masa te rrepta sigurie. Frika per ndonje atentat te mundshem, qofte dhe me telekomande, ka detyruar autoritetet perkatese te marrin masa te rrepta per te pandehurit ne momentin kur do te shoqerohen ne Gjykaten e Krimeve te Renda per te asistuar ne procesin qe po zhvillohet ndaj tyre. Te njejtat burime shpjeguan se do te survejohet rruga qe do te pershkoje toga e shoqerimit me te pandehurit nga paraburgimi e deri ne gjykate. Procesi ndaj Lul Berishes dhe anetareve te tjere ka nisur prej disa muajsh ne Gjykaten e Krimeve te Renda, mirepo pak seanca jane zhvilluar per shkak se mungojne avokatet.
Gjykata, 45 vjet burg per minat me telekomande
Gjykata e Krimeve te Renda gjykoi dje fajtore pese te pandehurit nga Shkodra qe u arrestuan per trafik minash me telekomande. Me rende eshte ndeshkuar Sander Gjinaj per te cilin eshte vendosur 13 vjet, 12 vjet per Marash Dushkun dhe Rrok Pepen, 5 vjet per Festim Deden dhe tre vjet per Skender Deden. Te pandehurit u arrestuan me 5 shkurt te vitit 2007 fale nje operacioni te Drejtorise se Policise se Krimeve me policine e Shkodres. Fale agjentit te infiltruar por edhe pergjimeve, policia arriti te zbardhe mekanizmin se si montoheshin minat ne qarkun e celularit. Sipas policise, materialet vinin nga Mali i Zi dhe montoheshin ne Shkoder.
18 Dhjetor 2007