E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjelosh Prendi, kreu i ri i Komisariatit te Elbasanit, paralajmeron reforme

Elbasan - Shefi i ri i Komisariatit te Elbasanit, i sapoemeruar ne kete detyre, paralajmeroi dje reformen ne radhet e policise se qytetit te Elbasanit. Gjelosh Prendi ka prezantuar dje para mediave platformen e tij, ku nder te tjera theksohet si shume i rendesishem dhe reformimi i strukturave te policise se Komisariatit te Elbasanit. Nga ana tjeter, Prendi ne takimin e pare me mediat premtoi se “efektivat qe ai drejton do te punojne maksimalisht per goditjen e çdo lloj krimi”. Komisar Prendi gjithashtu pohoi se strukturat e policise se Elbasanit do te zhvillojne nje pune intensive per te garantuar sigurine e qytetareve elbasanas. Gjithashtu Prendi tha se vetem gjate aksioneve te organizuara nga mbremja e pardjeshme deri ne oret e para te mengjesit te djeshem jane ndaluar 8 shtetas, te akuzuar per vepra te ndryshme, si grindje, vjedhje, kundershtim te forcave te policise. Ne kete kuader, Prendi premtoi transparencen maksimale me mediat. Gjelosh Prendi u emerua tri dite me pare ne krye te Komisariatit te Elbasanit. Ai zevendesoi ne kete detyre komisar Saimir Muçen, i cili drejtoi perreth 3 vjet policine e ketij rrethi. Kreu i Komisariatit te Elbasanit tha se do t’i kushtohet nje rendesi e veçante sigurise se studenteve, duke vendosur grupe policore ne te trija godinat e konvikteve. Gjithashtu ai beri te ditur se komisariati i policise eshte i gatshem per te mbrojtur te drejtat e qytetareve te Elbasanit. “Dyert e policise do te jene te hapura per çdo lloj problemi qe do te kene qytetaret, duke kerkuar dhe bashkepunim me keta te fundit”, - tha Prendi. Ne kete kontekst, kreu i ri i Komisariatit te Elbasanit kerkoi bashkepunimin e qytetareve per parandalimin e krimit ne familje. “Kemi marre masa qe fenomeni i krimit ne familje te parandalohet, duke kerkuar dhe sensibilizimin e komunitetit, pushtetit lokal dhe mediave”, -tha Prendi, duke shtuar me tej se policia do te luaje nje rol shume te rendesishem ne kete proces. Prendi prezantoi dje dhe strategjine e policise per te garantuar qetesine maksimale per dite festive. Shefi i policise se Elbasanit tha: “Jemi duke perfunduar planin e masave per festat e fundvitit qe fillojne me 20 dhjetor me diten e Bajramit te Vogel”. Ne kontekst ai pohoi se shume shpejt efektivat e policise qe ai drejton, ne bashkepunim me policine tatimore, do te ndermarrin nje operacion te koduar “Tabak 2” per goditjen e kontrabandes se cigareve dhe tregtimin e shashkave e fishekzjarreve. Shefi i komisariatit pohoi dje se ka zhvilluar nje sere takimesh me kreret e institucioneve te qytetit te Elbasanit nga te cilet ka marre premtimin per bashkepunim. Takimet e tij jane zhvilluar para dy ditesh me kryetarin e Bashkise, Qazim Sejdini, prokurorin e rrethit, Durim Bedini dhe kryetarin e Gjykates, Bujar Musta. Gjithashtu, komisariati i policise sipas Prendit do te instaloje nje bashkepunim intensiv me Drejtorine e Pergjithshme te Policise si dhe me prokurorine e rrethit me qellim zbardhjen e ngjarjeve qe kane ndodhur nder vite.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›