E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatbardha Lacaj perqafon nenen per here te pare ne “Njerez te humbur”

Nje fat plot ironi, nje dhembje e merguar gjate ne shpirt, nje femijeri e kaluar ndryshe pa dashurine dhe perkedheljet e njeriut me te shtrenjte ne kete bote, nenes, ka perkundur gjate ne duar te padukshme jeten e nje vajze shkodrane, te quajtur Fatbardha Lacaj. Kjo e fundit lindi ne maternitetin e Shkodres dhe qe ne çastet e para te ardhjes ne jete u braktis nga nena e saj ne kete institucion. Pas dy ditesh Fatbardha dergohet ne Shtepine e Foshnjes po ne Shkodrer, ku qendron deri ne moshen 3-vjeçare. Familja e saj deri ne kete moshe perbehej nga te tjere femije te se njejtes moshe e nga disa zonja te cilat kujdeseshin per ta. Ajo ishte femije i qete dhe admirohej mjaft nga punonjeset e institucionit ku kaloi tre vitet e para te jetes. Po ne kete moshe Fatbardha pati vertete fatin e bardhe te rritej nga dy prinder, te quajtur Gjin dhe Nine Lacaj, me origjine nga Shkodra. Me pas jeta e saj do te ndryshonte. Ajo rritej perdite nen kujdesin e dy njerezve te mrekullueshem siç i quan edhe vete, te cilet i falen shume nga dashuria e tyre. Ndonese e rritur ne nje familje, Fatbardha ndjeu shume heret mungesen e nenes biologjike. Prinderit qe e rriten nuk i treguan per biresimin e saj, sepse druheshin se do largohej nga ata pergjithmone. Menjehere sapo rasti mberriti ne “Njerez te humbur”, gazetaret e ketij emisioni filluan kerkimet per te rene ne gjurmet e nenes se saj. Puna intensive e stafit te “Njerez te humbur” hasi disa pengesa gjate kerkimeve pasi rastet e femijeve qe kerkojne prinderit dhe anasjelltas eshte e veshtire tu japesh pergjigje insitucionale deri ne fund. Megjithate perpos ketyre veshtiresive, “Njerez te humbur” arriti te marre disa informacione ne institucionin e femijeve ku Fatbardha u rrit tre vitet e para te jetes se saj. Ne baze te regjistrit themeltar Fatbardha rezultonte e lindur ne 14 korrik te vitit 1968 ne maternitetin e Shkodres. U zbulua keshtu edhe emri i nenes se saj Teuta Osmanogiç. Fatbardha kishte hyre ne institucionin e Shkodres ne 19 korrik te 1968-s, pra kater dite pas lindjes se saj. Pas zbulimit te identitetit te nenes se Fatbardhes, gazetaret filluan te hulumtonin rreth personit te saj. Teuta Osmanogiç i perkiste datelindjes 1945, pra 62 vjeç, me vendlindje ne Podgorice. Aktualisht ajo jeton ne Shkoder dhe ka nje djale me bashkeshortin e saj, i cili fatkeqesisht nuk jeton me. Te shtunen mbrema, 39-vjeçarja qendronte e ulur ne kolltukun e rasteve qendrore me shpresen se do te degjonte fjalet magjike qe do ta benin te lumtur: “Ta kemi gjetur nenen”. Fatbardha ishte teper e emocionuar teksa fliste per nenen e saj biologjike te cilen se ka pare asnjehere. Ajo u shpreh se e kishte ndjere dashurine e saj se larg dhe e ndjente se edhe ajo e ka kerkuar gjithmone, ndonese takim mes tyre ka qene i pamundur per gjithe keto vite. Fatbardha tha se e falte nenen e saj per te gjitha, edhe per faktin se e kishte braktisur qe foshnje. 39-vjeçarja mendon se nena e saj e ka pasur nje motiv te forte perderisa e la ne maternitet. Pas disa minutash Shtino i komunikoi Fatbardhes, lajmin e gezuar qe mezi e kishte pritur: “Ne ta kemi gjetur nenen tende”. Ndjenja te papershkrueshme kaluan neper trupin dhe shpirtin e Fatbardhes e cila iu pergjigj ketij lajmi me fjalet: “Nuk eshte e mundur”. Nena e saj, Teuta hyri permes tunelit te shpreses per t’u bashkuar me vajzen e saj. Hapat e nenes drejt bijes ishin shume te ngadalta e ndersa Fatbardha nuk e dinte se ajo ishte mbrapa saj. Perqafime dhe lot shoqeruan per disa minuta heshtjen e takimit mes nje bije dhe nje nene.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›