E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet 23-vjeçari ne mes te Athines

Enea Kalemi, 23 vjeç, u vra nga nje ish-miku i tij ne nje lokal te kryeqytetit grek
Nje shqiptar 23-vjeçar u ekzekutua me arme zjarri ne lagjen Kolono te Athines. Enea Kalemi u vra nga nje person qe, sipas te dhenave policore te shtetit fqinj, njihej si miku i tij.
Ngjarja
Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje per te administruar provat dhe deri tani ajo nuk ka nje mendim ne lidhje me rrethanat ne te cilat u krye krimi. Deshmitare okulare ne vendngjarje u thane uniformave blu te Athines se viktima ishte takuar me personin qe me pas i mori jeten ne nje nga lokalet e zones se Kolonose. Deshmitaret thane se menjehere pas takimit te dy te rinjte kane debatuar me njeri-tjetrin me tone te ashpra dhe pas kesaj vrasesi ka shkuar tek autovetura e tij prej nga ka marre edhe nje kallashnikov me te cilin ka hapur zjarr te menjehershem ne drejtim te bashkebiseduesit. “Brenda disa sekondave ka ndodhur ajo qe nuk eshte pare as ne filmat e Hollivudit”, - thane persona qe kane asistuar ne vendngjarje ne momentin e kryerjes se krimit.
Sipas policise se Athines, ekzekutori ka zbrazur dy karikatore ne drejtim te ish-shokut te tij, duke e lene te vdekur ne vend. Edhe pse ka zbrazur nje mori plumbash kallashnikovi mbi ish-mikun e tij, vrasesi i eshte afruar atij edhe me nje pistolete qe dyshohet te jete TT dhe i ka dhene edhe nje goditje qe mendohet se ishte fatale per jeten e 23-vjeçarit. Autori, i cili pak kohe me pas eshte identifikuar nga policia e kryeqytetit grek, u largua menjehere nga vendngjarja ne drejtim te panjohur.
Hetimi
Uniformat blu te Athines kane ne dore nje fakt domethenes, automjetin luksoz BMV te tipit te fundit, ndersa shpresojne qe nepermjet tij te zbulojne identitetin e vrasesit. Grupit te hetimit i eshte dashur te verifikoje te dhenat per viktimen, i cili sipas tyre nuk ka pasur asnje precedent penal ne shtetin fqinj, por menyra se si ai eshte ekzekutuar le dyshime per implikime ne veprimtari te jashteligjshme. Menyra luksoze e jetes se viktimes mendohet se mund te jete edhe shkak i implikimit te tij ne rrjetin e ndonje organizate kriminale.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›