E Diel, 1 Nëntor 2026

“Njerez te humbur” ne kerkim te Adriatik Boshnjakut, i humbur qe prej 1997-s

Nje histori tjeter qe ka sjelle me vete edhe nje enigme te humbjes se nje shqiptari eshte edhe ajo e Adriatik Boshnjakut. Djali tropojan aktualisht 32 vjeç humbi kontaktet me familjen ne daten 20 tetor te vitit 1997 nga Kozani i Greqise. Nje histori e thjeshte ne dukje, por qe mbart ne vetvete shume mistere duke filluar qe me largimin e djalit drejt shtetit helen. Megjithese i rritur ne nje natyre krejtesisht te veçante dhe piktoreske duket se Adriatikut qendrimi ne Tropoje nuk po i rezervonte shume perspektive per jeten. Vetem sapo kishte mbaruar sherbimin e detyruar ushtarak, ne moshen 20 – vjeçare, ai niset ne drejtim te Shkodres tek nje mik i familjes. Pasi qendron disa dite ne shtepine e Antonit, te dy se bashku vendosin te largohen ne drejtim te Greqise. Me mundime te medha ata arrijne ne Kozan dhe lajmerojne ne shtepi se kishin mberritur shendoshe e mire. Fillimisht Adriatiku do te gjente pune si bari tek nje pronar i quajtur Vasil. Per rreth gjashte muaj ai kontaktonte rregullisht me familjen e tij, nje here ne dy – tre dite. Ne muajin prill te vitit 1997, pasi kishte vene disa para menjane, Adriatiku vendos krejt papritur te largohet nga pronari i tij me synimin per te gjetur nje vend pune me te mire. Ne telefonaten e fundit qe kishte patur me familjen ai u kishte deklaruar atyre pikerisht kete fakt. Me gjithe kundershtimin e vellait duket se Adriatiku e kishte vendosur tashme qe te ikte ne nje tjeter vend. Ai u kishte dhene familjareve dy numra te tjere telefoni duke u kerkuar atyre qe t’i telefononin ne nje date dhe ore te caktuar. Por ditet po kalonin nje e nga nje dhe ai s’po behej me i gjalle. Te shqetesuar per fatin e tij, pjesetaret e familjes telefonojne ne numrat qe u kishte dhene Adriatiku, por fatkeqesisht nga ana tjeter e receptorit nuk ishte zeri i tij...
Misteri qendron ne faktin se ne telefon ishte pergjigjur nje femer shqiptare, e cila kishte pohuar se nuk njihte asnje person me nje identitet te tille si te Adriatikut. I frikesuar se mbase diçka nuk po shkonte siç duhet, vellai merr ne telefon ish-pronarin dhe e pyet per Adriatikun. Varianti i tij ka qene i tille sipas te cilit Adriatiku i kishte kerkuar atij parate e mbledhura per gjithe kohen qe kishte punuar prane tij, pasi donte te largohej ne nje tjeter vend. Ne ato momente theksohet se djali tropojan ka qene i shoqeruar nga dy persona te tjere shqiptare, identiteti i te cileve ka mbetur enigme deri ne ditet e sotme. Pasi pronari kishte ngurruar t’ia jepte parate, mendohet se Adriatiku e ka kercenuar se bashku me dy miqte e tij qe e shoqeronin ne menyre qe ai te bente pagesen e duhur. “Thjesht i dhashe parate, i mori dhe u largua me dy shoket e tij shqiptare...”, ka pohuar Vasili, pronari grek. Disa te aferm te 32-vjeçarit Boshnjaku kane udhetuar personalisht drejt Greqise per te mesuar diçka me teper per kete ndodhi, por asgje me shume nuk eshte zbuluar. Dyshimi i pare bie pikerisht mbi pronarin grek, i cili deklaron se nuk i njihte dy personat qe e shoqeronin ne momentet e fundit Adriatikun, por edhe nese historia qe ai ka treguar mund te jete nje sajese per te mbuluar gjurmet e ndonje krimi te mundshem...
Ndersa pista e dyte akoma e pazbuluar eshte ajo e dy personave, nese do merret per baze rrefimi i grekut. Ndersa vitet kalonin, krejt rastesisht nje i aferm i familjes Boshnjaku takohet me nje qytetar nga Kosova, i cili gjate bisedes kishte pohuar se Adriatiku mund te ndodhej ne nje burg ne Gjermani. Me gjithe verifikimet e stafit te Aida Shtinos doli se burgu i permendur ne fjale nuk mbante si te burgosur asnje shqiptar me emrin Adriatik Boshnjaku. Por pista e trete dhe e fundit ne dosjen “Boshnjaku” ishte pikerisht ajo e Gjermanise. E hedhur si hipoteze duket se gjithnje e me shume informacionet po vinin nga ky shtet duke marre permasat e nje piste serioze per t’u hetuar. Kane qene te shumte telefonuesit, te cilet kane pohuar ekzistencen e mundshme te Adriatik Boshnjakut ne qytetet e Ravensburgut, Duisburg etj. Ne javet ne vazhdim pritet te kete deshmi dhe fakte ekskluzive per ate çfare mund te kete ndodhur rreth 11 vite me pare ne Kozan te Greqise dhe ekzistencen e mundshme te djalit tropojan.

SHENIM

“Per çdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen www.njereztehumbur.com, shkruani ne adresen aidashtino@vizionplus.tv ose na kontaktoni ne Tel. +355 4 258 488 Fax. +355 4 258 490 prane redaksise se emisionit ne Vizion Plus. Rr. Don Bosko Nr. 5 Tirane - Albania”

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›