E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Amerikane, kushtet për të ndjekur studimet pasuniversitare



Jonida Tashi

Ambasada Amerikane ka sqaruar kushtet, rregullat dhe procedurat që duhet të dinë të interesuarit për të ndjekur studimet pasuniversitare në këtë shtet. Janë dy programe ku mund të ndiqen këto studime J.William Fulbirght dhe Humbert H.Humprey. Programi Fulbright ofron 13 fusha për studimet pasuniversitare të cilat janë: Shkenca Shoqërore e Natyrore, Bujqësi, Inxhinieri, Biznes, Administrim Publik, Administrim Shëndetësor, Letërsi dhe Gjuhësi, Psikologji, Biblioteka, Edukim, Juridik, Teatër/Kërcim.
Programi për student
Çdo shtetas shqiptar për të aplikuar në Programim për studentë të Fulbright duhet të përmbushë kriteret e aplikimit të cilat janë: Diplomë Studimesh Universitare, minimumi dy vjet përvojë në fushën e studimit, aftësi të mira drejtimi, nivel të përshtatshëm të gjuhës angleze(minimumi 550 paper based, 213 computer based, 79-80 internet based TOFL).
Programi për studiues
Ndërsa Programi për studiues i Fulbright kërkon të tjera kritere aplikimi. Së pari, nevojitet Grada Doktor ose Master, ose përvojë profesionale të barazvlefshme. Gjithashtu, për të aplikuar në këtë program nevojitet minimumi pesë vjet përvojë në dhënie leksionesh apo studime në fushën e propozuar. Kriter po aq i rëndësishëm është edhe demonstrimi i aftësisë në punë kërkimore. Ndërsa niveli i gjuhës angleze duhet të jetë i përshtatshëm dhe në nivelet(minimumi 550 paper based, 213 computer based, 79-80 internet based TOFL).
Paketa financiare
Paketa financiare për të ndjekur këto studime përfshin taksën e shkollimit, shpenzimet e jetesës, udhëtimin vajtje-ardhje si dhe siguracionin shëndetësor. Granti zgjat një vit akademik deri në 16 muaj për programin e studentëve. Tre deri në gjashtë muaj për programin për studiues dhe 10 muaj për programin Humphrey. Kërkesa të tjera të programit Fulbright janë: Grada shkencore, dy vjet të detyruara kthimi në Shqipëri, familjarët e përfituesit nuk mund ta shoqërojnë gjatë programit.
Aplikimi
Ndërsa procesi i aplikimit përmban njoftimin që doni të aplikoni për këto studime dhe Toefl institucional. Pas këtyre bëhet përzgjedhja e parë e aplikuesve dhe intervistat. Rezultatet zyrtare të testeve kryhen sipas Toefl/Gre/Gmat, ndërsa përzgjedhja përfundimtare e tyre nga BBF. Pjesët më të rëndësishme të aplikimit janë: Qëllimi/objektivat e studimit (Study objectives); Prezantimi profesional/personal( Personal statement); Rezultatet e Toefl-it/Gre-s/Gmat-it. Aplikimet mund ti gjeni pranë: American Corner, Biblioteka Kombëtare, Tiranë, Qendrës së Këshillimit në Universitetin e Shkodrës, Qendrës së Këshillimit në Universitetin e Elbasanit, ëebsite:http://tirana.usembassy.gov. Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 13 qershor 2008, ora 12.00 në American Corner, Biblioteka Kombëtare, Tiranë.

Dokumentet që duhen paraqitur
Formulari i aplikimit i plotësuar me kompjuter
Tre letra reference në formatin e dhënë
Curriculum vitae
Fotokopje e pasaportës
Fotokopje e certifikatës së notave dhe diplomës
Formulari mjekësor
Dokumentet që duhen paraqitur në vazhdim
Universitare/Master/doktoraturë dhe noterizuar
Fotokopje dhe përkthim i certifikatave të ndryshme
Kopje me rezultate të vlefshme të Toefl/Gre/Gmat (nëse keni)
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Një fotografi

Programi Humphrey
Kriteret e aplikimit
Diplomë studimesh universitare
Pesë vjet përvojë thelbësore profesionale
Aftësi të mira drejtuese
Nivel të përshtatshëm të gjuhës angleze (minimumi 550 paper based, 213 computer based, 79-80 internet based TOFL)
Shtetas shqiptar

Fulbright, 13 fushat e studimit
Shkenca Shoqërore e Natyrore
Bujqësi
Inxhinieri
Biznes
Administrim Publik
Administrim Shëndetësor
Letërsi dhe Gjuhësi
Psikologji
Biblioteka
Edukim
Juridik
Teatër/Kërcim

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›