E Diel, 1 Nëntor 2026

Deda: Hyrja e PS-së në Kuvend u mirëprit nga baza

Autori i Lajmit: S.T

Deputeti i Partisë Socialiste, Eltar Deda ka deklaruar se baza socialiste e ka pritur mirë hyrjen e të 64 deputetëve të PS-së në Parlament. Sipas tij e gjithë kjo periudhë 6-mujore ka qenë për të ndërgjegjësuar faktorin ndërkombëtar për atë çfarë po ndodhte në Shqipëri. Ndërkohë deputeti socialist Deda për herë të parë ka folur publikisht për incidentin e ndodhur në Vlorë ku ai ka gjetur në makinën e tij një sasi eksplozivi artizanal duke e cilësuar këtë incident si presion politik që i bëhet atij për shkak të detyrës. “Brenda një harku kohor të shkurtër dhe si pasojë e krizës politike në Vlorë kanë ndodhur dy akte terroriste të cilat kanë prishur ekuilibrat qytetarë”, -theksoi Deda duke shtuar se fajtor për këtë është koalicioni PD-LSI që nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkohë Deda theksoi se ai dhe familjarët e tij janë vënë në dispozicion të prokurorisë për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

Ky lajm është publikuar: 03/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›