Berisha përshëndet strategjinë e BB
Autori i Lajmit: Redaksia
Duhet të ketë një diskutim të gjerë ekspertësh të Bankës Botërore dhe qeverisë, në kuadrin e strategjisë të re të asistencës së këtij institucioni të njohur financiar ndërkombëtar kundrejt vendit tonë. Ky bashkëpunim përfshin prioritetet e qeverisë në infrastrukturë si rrugët rurale dhe ujësjellës, sidomos në zonën Tiranë-Durrës, në kujdesin shëndetësor, arsim, në reformën e tokës, në fushën e energjisë për sigurimin e digave dhe në mbështetjen e sektorit privat, përmes Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC). Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Berisha gjatë një takimi me Huan Jose Fernandez-Ansola dhe Jaime Jaramillo-Vallejo, nga Banka Botërore, si vlerësues të pavarur për llogari të Bordit të Bankës të projekteve në Shqipëri, në kuadrin e strategjisë së mëparshme të asistencës.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010