E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinia Aktive protestë ndaj politikës

Autori i Lajmit: Redaksia

Anëtarë të "Rinisë Aktive" protestuan dje para kryesisë së Kuvendit kundër situatës politike në vend, ndërsa deklaruan se qëllimi i gjithë zhurmës është paraja. Protesta ishte e heshtur ndërsa aktivistët mbanin në fytyrë maska të ilustruara me prerje të ndryshme kartëmonedhash. Përfaqësuesit e "Rinisë Aktive" u shprehën të bindur se sjelljet e mbrapshta, sipas tyre, të politikanëve do të dënohen herët a vonë me votë nga sovrani. “Zotërinj të dashur, ju jeni përfaqësuesit tanë të zgjedhur nga ne, për të drejtuar dhe koordinuar punët tona për ne. Me keqardhje, por shumë ndershmërisht sot u themi Stop, qorrimeve dhe shurdhimeve nga paratë”,- tha Dritan Broka, përfaqësues i “Rinia Aktive”.

Ky lajm është publikuar: 03/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›