E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Bullgare organizon pritje për festën e çlirimit

Më tre mars mbushen 134 vjet që shtetit bullgar është çliruar nga perandoria otomane. Me rastin e kësaj dite, ambasada bullgare në Tiranë organizoi një pritje ku ishin të pranishëm deputetë, diplomatë të arkedituar në Shqipëri si dhe antarë të shoqatave bullgaro-shqiptare.

Ambasadori Vladimir Valev, në fjalën e tij u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për kombin bullgar. “Sot është dita e çlirimit të Bullgarisë. Për ne kjo është dita e mirënjohjes ndaj dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e saj. Kjo ditë simbolizon forcën e solidaritetit, ndërkombëtarë sepse ne mbajmë mend pozitën e fortë dhe pa kompromise të disa prej intelektualëve dhe politikanëve më të mëdhenj të asaj kohe, të cilët formuan një front të rëndësishëm kundër despotizmit” ka theksuar Valev.
 

Bullgaria u çlirua në vitin1878 pas nënshkrimit të marrëveshjes së Shën Stefanit e cila i dha fund luftës së gjatë, me perandorinë osmane.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›