E Diel, 1 Nëntor 2026

Sajmir Tahiri zgjidhet kreu i PS-së për Tiranën

Sajmir Tahiri është zgjedhur kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, ndaj kandidatit tjetër, Ilir Zela.

Në këtë proces votimi morën pjesë 620 anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste të cilët përmes votës përzgjodhën të preferuarin e tyre Sajmir Tahiri fitoi me një diferencë të madhe prej 237 votash duke marrë 390 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Zela i cili mori 153 vota ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme.
 

Në deklaratën e tij të parë për mediat pas shpalljes fitues, Tahiri ka deklaruar këto zgjedhje e bëjnë më të fortë PS-në e Tiranës. “Sido të ishte rezultati ai na bën më të fortë dhe më të aftë për të përballuar sfidën që janë zgjedhjet. U premtoj socialistëve që do bëjmë maksimunim dhe jam i sigurtë që do fitojmë zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato” theksoi Tahiri. Pas shpalljes fitues, Tahiri është takuar edhe me Ilir Zelën e më pas edhe mbështetesit e tij në këtë garë.

Më herët Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama komentoi në Twitter se ky votim do të japë me qetësi e vullnet demokratik rezultatin, ku fituese e padiskutueshme del Partia Socialiste Tiranë, proces model për gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›