Gara për PS-në e Tiranës, vijon numërimi i votave

Pritet të shpallet kreu i ri i Partisë Socialiste për Tiranën. Votimet për dy kandidatët Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri janë mbyllur në mesditë ndërsa po vijon numërimi i votave.
Dy kandidatët për Partinë Socialiste për Tiranën kanë shpalosur më herët platformën e tyre për të ardhmen në drejtimin e PS së kryeqytetit.
Pas fjalës se dy garuesve, sekretari organizativ Blendi Klosi ka njohur 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar të Tiranës që do të jenë pjesë e votimit me 5 anëtaret e komisionit.
Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.