Gara Tahiri-Zela për PS e Tiranës, nis numërimi

Selia e PS
TIRANE- Ne mesdite jane mbyllur votimet per zgjedhjen e kreut te ri të Tiranës.
Pas kesaj ka nisur menjehere procesi i numerimit te votave, qe do te nxjerre edhe fituesin e kesaj gare dhe ate qe do te drejtoje PS-ne e Tiranes.
Ne gare mes tyre jane Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri, aktualisht kreu i komanduar, qe gjate kesaj kohe kane shpalosur platformen e tyre per te ardhmen ne drejtimin e PS se kryeqytetit.
Mbledhja nisi me fjalen e sekretarit organizativ te PS-se, Blendi Klosi qe vleresoi garen e denje te zhvilluar nga dy kandidatet me programin dhe platformen e tyre te qarte ne te mire te PS-se, si force kryesore politike e neser si force qe eshte e gatshme te drejtoje vendin.
“Ne jemi te gatshem te bashkepunojme me te gjithe, PS ka vend per te gjithe dhe eshte kunder kesaj qeverisje, jemi per nje qeverisje te mire per te gjithe shqiptareve”- tha ai.
Pas fjales se dy garuesve, Klosi ka njohur 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar të Tiranës qe do te jene pjese e votimit, me 5 anetaret e komisionit.
Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.