Ambasada Italiane dënon sulmin ndaj Mero Bazes
TIRANE- Për sulmin fizik ndaj kryeredaktorit të gazetës Tema, Mero Baze ka reaguar sot edhe Ambasada Italiane në Tiranë. Ambasada Italiane e ka dënuar sulmin dhe kërkon vendosjen e autoreve para drejtësisë.
Në një komunikatë për shtyp theksohet se Ambasada Italiane në Tiranë dënon me forcë çdo veprim që bie ndesh me ligjin e që cënon lirinë e shprehjes e të mendimit, e që në mënyrë të veçantë cënon lirinë e shtypit: parim botërisht i njohur si një prej garancive themelore të një Shteti demokratik. Ambasada Italiane ka kërkuar që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Ambasada Italiane uron që të hidhet dritë sa më shpejtë rreth ngjarjes në të cilën u dhunua gazetari Mero Baze.
(m.a/BalkanWeb)