E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ndaj Bazes, gazetarët protestë para kryeministrisë

Komuniteti i Gazetarëve është mbledhur në një protestë para kryeministrisë për t'u solidarizuar kundër dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze.
Gazetari Rezar Xhaxhiu tha për RTV "Ora News" se ky tubim zhvillohet në mbrojtje të fjalës së lirë. Ai e vlerësoi dhunimin e gazetarit Mero Baze një ngjarje të rëndë. "Aktet e dhunës janë banditeske. Pyetja që shtrohet pas kësaj dhunë është se sa të sigurt duhet të ndjehemi ne tani", u shpreh Xhaxhiu.
Veç mediave të shkruara dhe vizive në protestë ka edhe qytetarë të thjeshtë.
Gazetari Mero Baze u sulmu mesnatën e së hënës ndërsa ishte në shoqërinë e disa kolegëve gazetarë në një nga lokalet e Tiranës. Baze është qëlluar disa herë në kokë dhe në trup me sende të forta, duke mbetur i plagosur rëndë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, sulmi është kryer nga biznesmeni Rezart Taçi si edhe truprojat e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›