Konfliktualiteti, si një praktikë revolucionare e stimuluar
Për ata që kanë jetuar në diktaturë nuk është e pakuptimtë të pohohet se teoria e luftës së klasave nuk paraqitej si një zezonë kombëtare, as si burim fatkeqësish dhe tragjedish të pamerituara, por si një teori revolucionare që automatikisht do ta çonte përpara shoqërinë. Asokohe vetëkuptohej sikur duke stimuluar dhe thelluar luftën e klasave (“armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet!”), kombi do të lulëzonte, njeriu i ri vetvetiu do të pastrohej nga mbeturinat e së kaluarës e nga ndikimet e botës borgjezo-revizioniste, e kësisoj jeta do të bëhej më e lumtur e ku e ku më e mirë. Mund të jepen shembuj të panumërt për të ilustruar idenë nëse lufta e klasave stimulohej atëbotë qëllimisht, por edhe artificialisht, duke çuar në pushkatim, në burgim a në internim edhe njerëz të ndershëm e të pafajshëm, mjaft që këta të bëheshin “shembuj” për të tjerët, e kësisoj të mbahej gjallë fryma e luftës së klasave, ky “motor i lëvizjes që do të na çonte nga fitorja në fitorje”…
E solla në vëmendje këtë teori famëkeqe së cilës na u duk sikur i dhamë munxët në vitet ‘90-të, për të thënë se fatkeqësisht, edhe në këtë të ashtuquajtur tranzicion demokratik, me apo pa dashje, herë qëllimisht e herë për shkak të mendësisë gjysmë ballkanike e gjysmë marksiste të liderëve të sotëm, në vend të luftës së klasave po bëhet çmos të ndizet konfliktualiteti, si një teori dhe si një praktikë shkatërrimtare për shoqërinë, por të dobishme për një sundim autokrat sa më afatgjatë të të zgjedhurve me votim demek demokratik…Përjashtimet nga puna dhe nga të drejtat, emërimet dhe shkarkimet, gradimet dhe poshtërimet publike nuk bëhen më prej luftës së klasave, po nga përkatësia partiake, d.m.th nga lidhjet krahinore apo fisnore me atë/ata që janë aktualisht në pushtet, si dhe nga shtysa për të mbajtur gjallë frymën konfliktuale. Që të bësh prokopi dhe karrierë sot, duhet të japësh prova se je njeri konfliktual, që do të thotë se në çdo çast mund të hidhesh edhe në zjarr, të pranosh madje pështymat, por edhe të pështysh mbi “armiqtë” (një palë kundër Berishës, pala tjetër kundër Ramës, ky është qerthulli!), të guxosh të shpifësh sa të mundësh, të vjedhësh vota, të shash e të mallkosh publikisht të gjithë ata që janë kundër kryekomandantit partiak…Kjo quhet sot për sot politikë, kjo e ka emrin e gabuar demokraci!
Kam njohur njerëz të urtë e të paqmë që papritur e pakujtuar egërsohen, edhe kundër bindjeve dhe parimeve të tyre, duke pranuar të rekrutohen si mercenarë në politikën e konfliktit, duke pranuar të ndeshen e të shamatosen në publik e nëpër ekrane edhe pa qenë e nevojshme, vetëm e vetëm për të rënë në sy të “atij”, për të zënë më pas një vend, për t’u emëruar diku, për një favor, për një emërim, e, pse jo, edhe për t’u bërë deputetë, nëpërmjet listave të konfliktit…Nuk ka klientelizëm pa u bërë më së pari konfliktual, nuk ka konflikt politik pas të cilit të mos ketë interesa materiale, nuk ka karrierë pa e bërë fytyrën pis, me baltë; nuk mund të jepet drejtësi në një shoqëri ku ligjin dhe rregullin e bën politika konfliktuale…
Çuditërisht, konfliktualiteti ka zbritur tashmë nga lart- poshtë, ai funksionon njëlloj si për udhëheqësit diktatorë, edhe për këta demokratë, si për militantët e rëndomtë, edhe për zyrtarët me tituj Pr e Dr…Në trurin e në veprimet e mercenarëve konfliktualiteti përkthehet si një politikë e domosdoshme për mbijetesë dhe për më shumë sukses e dobisjellje pa mund e djersë. Mjafton ta bësh lëkurën shollë, gjuhën helm dhe emrin leckë, pa e bërë qejfin qeder…E pra, mund të djegësh Shqipërinë, mund të gjuash me antitank kryeministrinë, mund të hedhësh në erë një fshat, mund të hasmosësh kotsëkoti shqiptarin me shqiptarin, mund të shkaktosh, falë politikës së konfliktualitetit, të vrarë në çdo kilometër, mund të bësh lesharap pronat, opinionin publik, nderin e tjetrit, historinë, institucionet; mund të bësh të pabërën, mund të vësh pushtetin vetjak kundër natyrës, kundër shtetit, kundër qytetarit dhe kundër Drejtësisë dhe… dhe prapëseprapë të ngadhënjesh, të jesh në pushtet. Konflikti ka marrë një inerci të frikshme dhe të papërballueshme falë mungesës së skrupujve të atyre që na drejtojnë!
Edhe në folklor këngët e himnet u janë thurur më së shumti këtyre trimave të çartur që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, bash atyre përçorëve të turmave që dinë të ndezin konflikte dhe sherre në krahinë e më gjerë, atyre horrave që të vrasin pas shpine natën e të qajnë ditën, ashtu si edhe sot: kush ndez konflikte “me mjete demokratike”në publik ai quhet burrë i zoti, ai bëhet i paprekshëm, i pathyeshëm, besnik, “pjesëtar i Familjes”, shumë shpejt dhe lehtësisht edhe i lavdishëm e më pas edhe i pasur…
Andaj, konflikti sot e ka emrin politikë. Andaj, konfliktit i vete pas historia. Andaj, ne zihemi e grindemi e shahemi me njëri-tjetrin edhe pa u njohur, edhe asnjë shkak, edhe pa e ditur përse…Konfliktualiteti i vazhdueshëm, i padobishëm, i panevojshëm, i stimuluar artificialisht e qëllimisht nga politika po e vret dhe po e rrënon përditë moralin, besimin e ndërsjellë, Fjalën dhe peshën publike të saj.
***
Një udhëheqës konfliktual nuk zbret kurrë vetë nga kali i pushtetit. As me vota, as me statut, dhe as me bindje! Është e kotë, në Ballkan e veçanërisht ndër ne quhet udhëheqës i lavdishëm, burrëror, i mençur, i zoti, pikërisht ai udhëheqës që ka meritën të luftojë dhe të eliminojë kundërshtarët; në diktaturë duke i vrarë, në demokraci duke i poshtëruar, përbaltur dhe denigruar. Ashtu si nëpër lagje të gjithë i hapin udhë të fortit, harbutit, sherrxhiut, kriminelit apo vrasësit, edhe në politikë konfliktualiteti nuk është vetëm një “këmishë antiplumb”, po edhe një shkallë për të hipur në pushtet; konfliktualiteti është një armë sigurie e garancie për shumicën dërrmuese të kryetarëve të partive, të mëdha apo të vogla…Vini re: të gjithë kryetarët e mini-partive që nuk fituan në zgjedhjet e fundit janë hedhur këto ditë te politika e konfliktit, si e vetmja gomë shpëtimi dhe mënyrë “për të bërë politikë” efektive, d.m.th, për të mos ikur përfundimisht nga skena…! “Nëse nuk hapen kutitë deri më 20 nëntor, - deklaron nëpër mitingje një kryetar partie që as vetë nuk e di sa anëtarë ka, - atëherë do të bëhet nami, do të sulmojmë kutitë dhe do t’i hapim vetë!”…Pyka shtyn pykën, thoshte Noli; gozhda del me gozhdë, thotë populli; konflikti zgjidhet vetëm me konflikt, - kështu besojnë dhe veprojnë liderët e sotëm pa dallim feje, partie, krahine apo ideje. Hyrjabyrja, tëdalëkutëdalë, zjarri le të bjerë, mjaft që të mbetesh në krye të sofrës!
Duke ndezur zjarrin konfliktual, duke hedhur tritol dhe benzinë nëpër media e nëpër podiume, jo vetëm pushtetarët e karfosur, por edhe ata që dështuan në zgjedhjet e fundit kanë filluar të ndjehen sërish protagonistë, njerëz të tribunave dhe të ekraneve, duke krijuar kësisoj përshtypjen se ende janë aktorë të rëndësishëm, se ende janë të dobishëm dhe “të vlefshëm politikisht”, natyrisht jo vetëm për sot, por edhe për nesër, jo vetëm për vete, por edhe për shoqërinë, jo vetëm partinë, po edhe për demokracinë…Edhe pse nuk janë deputetë, edhe pse nuk janë të votuar, edhe pse vota popullore i ka nxjerrë nga loja, ata sillen si protagonistë të pazëvendësueshëm e të domosdoshëm, pa të cilët nuk mund të ketë të ardhme demokracia! Edhe për ta politika nuk është zgjidhje, as zgjedhje, por një konflikti i pandërprerë, sepse shembujt e deritashëm kanë provuar se vetëm një konflikt i pashuar, qoftë edhe absurd, mund të të japë fitore e të të sjellë në pushtet edhe pa e merituar me vlera vetjake, me konkurrencë dhe me vota…!
Kjo bindje e kjo sjellje i ka dhënë formë dhe përmbajtje qorrsokakut tonë të pafund, që ndryshe quhet tranzicion.
***
Padyshim që shembulli më i përkryer i politikës konfliktuale është Berisha. Ky njeri është arkitekti i konfliktit permanet. Nuk ka ditë, edhe kur është në opozitë, edhe kur është në pushtet që ai të mos shpikë një konflikt të ri, një qasje të re ndaj një sherri apo një armiku të ri, qoftë edhe virtual…Ai shpik përditë kundërshtarë, tradhtarë, antidemokratë…; duke sulmuar këta, duke i shkatërruar moralisht, ai jo vetëm që tremb vartësit dhe siguron “unitetin”, po njëkohësisht mbjell edhe adhurim tek militantët e të paditurit…Berisha beson sinqerisht se vetëm mbajtja gjallë e politikës konfliktuale mund të bëjë zap këtë popull “pa kulturë të mjaftueshme demokratike”, i cili, sipas tij, pas ca kohe ka aftësinë e habitshme të ambientohet me të keqen, duke transformuar në mënyrë të pavetëdijshme frikën në respekt, përbuzjen në mirënjohje, pafuqinë në duartrokitje, urrejtjen në bindje, dyshimin në adhurim…Sigurisht nëse, si udhëheqës “historik” ke mundur të provosh me shembuj eliminimesh të pafundme se je i pathyeshëm, i pakrahasueshëm, i rrezikshëm dhe i pamposhtur!…
Ngaqë ai e ka kuptuar më mirë se kushdo këtë hile drejtimi e këtë ves të trashëguar të shqiptarit të zakontë, ai realizoi atë që është e pamundur të përfytyrohet në çdo shoqëri demokratike: rikthimin në pushtet duke përdorur sulmin, yryshin, betejën, sherrin, shantazhin, gurët, baltën, shpifjet, duke mbajtur pra të ndezur natë e ditë, me një zell e përkushtim të admirueshëm pishtarin e pashuar të politikës konfliktuale. Është një e vërtetë e pamohueshme se politika konfliktuale i solli atij jo vetëm sukses, por ia lau dhe shpëlau edhe duart, edhe fytyrën nga gabimet, nga fajet e mëkatet e së kaluarës. Ja përse tashmë nuk është më e nevojshme të provohet teorikisht se vetëm me një politikë berishiane konfliktuale mund të vish kollaj në pushtet.
Sepse, ashtu si Hoxhën e mbajti gjatë në pushtet lufta e klasave, edhe parinë e sotme të Tiranës po e mban të pandryshuar për gati një çerek shekulli politika konfliktuale. Parë me këtë sy, edhe bojkoti i opozitës së sotme në të vërtetë është një kundërpërgjigje, një fryt i hidhët të cilin e ka pas mbjellë e pjellë vetë Berisha, mjet me të cilin ai u faktorizua dhe u imponua dhe sot është kryeministër fuqiplotë…Por, pyetja që shtrohet sot për sot është e thjeshtë: a do të ketë rezultat pozitiv përballja dhe përplasja e një konflikti rozë me një konflikt blu? Kjo është çështja.
Po bëhen njëzet vjet që nuk po na ndahet konflikti si e vetmja mënyrë jetese. Ndaj, është ë natyrshme të pyesim: ç’do të vijë më pas kur kampioni dhe babai i teorisë së konfliktit do të ndeshet në muajt e ardhshëm me amatorët dhe imituesit e tij që po zbatojnë bojkotin dhe protestat ultimative që nuk pranojnë asnjë kompromis? Kush do të tërhiqet nga kjo kërleshje e radhës? Cila do të jetë zgjidhja, rrugëdalja, teksa asnjë syresh nuk hap udhë e nuk lëshon pe? Kur të dy palët thonë se një marrëveshje e mundshme është e pamundur, madje edhe tradhti, cili do të dalë i poshtëruar, i humbur dhe cili do të jetë nesër i fituar? (Këto pyetje shtrohen pasi, pas një konflikti të ashpër nuk mund të dalin të dy palët të fituar, si pas një kompromisi, apo jo?…)
E pra, hapet dera e konfliktit, po nuk do të hapen kutitë! Si në një bunker, nuk lihet asnjë dritare për të dalë…Ky është një duel bajlozësh ku i fituar thotë se del edhe ai që përfundon me nëntë plagë të pashërueshme në trup! E pra, kjo vazhdon të quhet politikë e dobishme dhe e suksesshme! Por, pavarësisht nga kostoja, si përherë, e sigurt është se faturën e politikës së konfliktit do ta paguajmë ne qytetarët!
***
Ja pra, përse po aplikohet si një variant më i moderuar dhe më i kamufluar i luftës së klasave - stimulimi i qëllimshëm i konfliktit (sherrit) në shoqëri, edhe aty ku nuk ka arsye për përplasje, për kundërshti e për mospajtim. Tani në shoqërinë tonë, pushtet do të thotë konflikt, pasi pa konflikt as nuk e merr dot pushtetin dhe as nuk e mban dot! Fakt është se, që kur u vendos pluralizmi, ka shumë pak shembuj, tentativa dhe raste të përpjekjes për shuarje të konflikteve nga politika, përkundrazi, ata drejtues të lartë që kanë pranuar të shuajnë konfliktet e të dorëhiqen janë quajtur plangprishës, të dobët, të padobishëm, tradhtarë, ndaj dhe kanë dalë nga loja si të paaftë e të padobishëm…A do të ishte Berisha kryeministër nëse nuk do të zbatonte,me një energji shembullore politikën e konfliktit gjatë tetë viteve në opozitë?
Ndaj, nuk gaboj po të them se prej njëzet vjetësh në pluralizëm marrëdhëniet pozitë–opozitë, marrëdhëniet mes liderëve dhe për rrjedhojë edhe mes militantëve janë sendërtuar dhe po mbahen gjallë vetëm duke stimuluar konflikte, konflikte dhe sherre të pandërprera që e mbajnë shoqërinë të mbërthyer në tension e hiçnajë të paanë e të pafund...Për hir të kësaj tradite anadollake sot nderohet më shumë i forti se i drejti, harbuti se toleranti, dhunuesi i të drejtave të njeriut se mbrojtësi i tyre…Politika në këto kushte e në këtë klimë konfliktuale nuk është e nuk mund të jetë një mjet për zgjidhjen e konflikteve e halleve të njerëzve, as për të realizuar zgjidhje të dobishme nëpërmjet marrëveshjeve, mirëkuptimit të ndërsjellë, konsensusit, apo ca më pak kompromisit… Sepse, konsensusi dhe marrëveshja, njëlloj si në diktaturë edhe sot quhen tradhti, dobësi, çburrërim, dorëzim pa kushte…Ky është kuptimi i vetëm i berishizmës!
Ndërsa funksioni i politikës në një demokraci normale shërben për të gjetur zgjidhjet më efektive për shuarjen e konflikteve sociale; në këtë të mallkuarin tranzicion tonin politika gjeneron qëllimisht konflikte dhe mosmarrëveshje “institucionale” që të mbajë gjatë njeriun e varfër nën hyqëm…Ja pra, përse nuk kalon ditë në Shqipëri që të mos ndizen konflikte herë me median, herë me gjyqësorin, herë me pronarët, herë me kundërshtarët, herë me historinë, herë me monumentet, herë me statujat, herë me eshtrat e të vrarëve, me dëshmorët, me datat, e herë me KLSH, KLD, KKRTSH, Presidencën, Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese e herë me Federatat e sportit…pra, kurrë, asnjë ditë e asnjë minutë ne si shoqëri nuk mund ta kalojmë të qetë, pa zjarrin e një konflikti të stimuluar qëllimisht dhe artificialisht.
Sepse, besohet se vetëm me konflikt të stimuluar artificialisht mund të operohet më kollaj me opinioni publik, mund të merret pushteti, mund të fitohet madje edhe përjetësia, pra mund të të vijë pas edhe historia…Fatkeqësisht, këtë model Berisha pas kaq vjetësh e bëri model të pluralizmit e të gjasme-demokracisë, pasi edhe opozitës së tij ai ka mundur t’i imponojë si zgjidhje dhe si zgjedhje vetëm rrugën e konfliktit permanent.
Ky përnjëmend është hall mbi hall!