E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj Mero Bazes, gazetarët sot në protestë

TIRANE-Shoqatat e Gazetarëve ka paralajmeruar sot në orën 12:00 nje proteste para kryeministrise ne mesdite ne shenje solidarizmi kunder dhunes se ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze. Shoqata u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te angazhuar te dalin ne kete proteste paqesore.
Shoqatat e gazetareve shprehen se ofrojne nje shperblim prej 10 mije eurosh, per cilindo person qe jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Tacit, i cili eshte shpallur nga policia si person ne kerkim.
“Shoqatat ndihmojne keshtu forcat e rendit qe ky kriminel te vihet sa me shpejt perpara drejtesise, ne nje kohe kur Rezart Taci shperndan permes zedhenesit te tij deklarata false duke mohuar paturpesisht dhunimin e gazetarit Mero Baze”, thuhet ne deklaraten e shoqatave te gazetareve shqiptare.

Mero Baze kallzoi ne polici shtetasin Rezart Taci dhe 2 persona të tjerë si autorë të dhunës së shkaktuar ndaj tij mbrëmjen e së hënës.

Ndonese i shpallur ne kerkim, Rezart Taci, pronari i kompanise 'Taci Oil', nepermjet nje deklarate per shtyp pergenjeshtoi akuzat se ai sulmoi gazetarin Mero Baze. Rezart Taci ne deklaraten e tij i konsideron te gjitha “akuza te rreme te zotit Baze” dhe thote se “nuk ka ushtruar dhune ne drejtim te tij dhe nuk ka patur asnje lloj konflikti fizik me zotin Mero Baze”.
Për ngjarjen kanë reaguar me forcë autoritetet më të lartë shtetërore dhe politike, ambasada amerikane në Tiranë, organizata të të drejtave të njeriut si dhe shoqata e gazetarëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›