Ambasada SHBA: Qytetarët amerikanë kujdes shmangni demonstratat
TIRANE- Ambasada Amerikan publikon njoftimin ndaj të gjithë qytetarëve të saj për të bërë kujdes sot kur opozita ka paralajmëruar zhvillimin e demonstratave në 4 qytete, Tiranë, Vlorë, Korcë e Lezhë.
Ambasada këshillon personelin e saj të shmangë zonat ku do të zhvillohen demonstratat dhe të kufizojnë udhëtimet e nevojshme gjatë demonstratave.
“Megjithëse demonstrata paqësore janë zhvilluar shpesh në të kaluarën e afërt, demonstrata e 21 janarit ishte e dhunshme dhe përfundoi me 3 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe policë. Ne kujtojmë qytetarët amerikanë se edhe nëse demonstratat kanë për qëllim të jenë paqësore mund të kthehen të dhunshme dhe të paparashikueshme. Ju duhet ti shmangeni, nëse ështe e mundur.Demonstratat në një qytet kanë potencial të cojnë në mitingje të tjera apo demonstrata në zona të tjera në vend. Jini të kujdesshëm dhe kushtojini vëmendje cfarë raportojnë mediat lokale në lidhje me të gjitha tubimet apo demonstratat. Qytetarët amerikanë i kërkohet të bëjnë kujdes të madh nëse ndodhen në afërsi të ndonjë demonstrate.”- thuhet në njoftimin që ambasada amerikane ka shpërndarë dje në faqen e saj online drejtuar qytetarëve amerikanë. Një njoftim i tillë është shpërndarë dhe para demonstratave të ditëve të mëparshme.
(s.g/BalkanWeb)