E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plan të vrisnin një 30 vjecar pranga 3 personave

SHKODER-Në Shkodër gjatë mbrëmjes së të enjtes, një operacion policor i koduar “Kalaja 2”, ka mundur të verë ne pranga 4 persona, 3 presj të cilëve tentuan të vrisnin një 30 vjecar. Shtetasve të kapur, dy prej të cilëve biznesmenë iu sekuestrua lëndë narkotike, armë luftarake si dhe tritol.

Operacioni për parandalimin e vrasjes nisi me datë 03.02.2011, rreth orës 23.00. Në kuader te ketij operacioni, u bë e mundur arrestimi i 4 shtetasve, Kristian Gjyrgji, vjeç 30, lindur ne fshatin Gradish, të rrethit Lushnje dhe banues në Tiranë, student te vitin e 5-të Juridik, Tiranë, Ajet Hoti, vjeç 20, lindur dhe banues në lagjen “Manush Alimani”, të qytetit Shkodër, biznesmen, artikujsh ushqimore, Saimir Hoti, vjeç 24, lindur dhe banues në lagjen “Manush Alimani”, të qytetit Shkodër, biznesmen, artikujsh ushqimore si dhe Naim Hotaj, vjeç 19, lindur e banues në fshatin Palvar, rrethi M. Madhe.
Në bazë të informacioneve të marra për veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve dhe gjatë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve tona policore, është bërë e mundur parandalimi i vrasjes së Kristian Gjyrgjit nga 3 personat e tjerë të arrestuar.
Policia vuri në pranga dhe shënjestrën që ishte në plan për tu vrarë.
Në cilësinë e provave materiale, personave në flagrancë iu sekustrua, sasia prej 400 gram lende narkotike e llojit Kokainë, 2 Automatik model 56, sëbashku me dy krëhra me fishekë, 5 cope kallepe lende eksplozive,e llojit Trito, dylbi pushke snajper, automjet tip FIAT - Punto,me ngjyre te zeze,me targa TR 7960 S, automjet tip Volksvagen-Golf,me ngjyre blu,me targa LU 7009 B, ciklomotorr,me ngjyre te zeze,pa targa si dhe 6 aparate celular.

Personat e arrestuar do të përballen me vveprat penale të “Vrasjes ” së mbetur në tentativë “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”.

Operacioni 2, sekuestro 5 kg kanabis, pranga 2 personave
Ndërkohë po në Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm në bazë të një oepracioni Policor të koduar “Rruga e Bllokuar”, u sekuestruan 5 kg lëndë kanabis sativa dhe municone luftarake, ndërsa në pranga përfunduan 2 shtetas.
Në pranga ranë shtetasit, Kreshnik Ukaj, vjeç 30, lindur dhe banues në fshatin Vukel, komuna Këlmend të rrethit Malsi e Madhe pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjeten dhe u seksuestruan në cilësinë e proves materjale një sasi prej 5 kg bime canabis sativa.
Në pranga dhe shtetasi Pjeter Nilaj, 50 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Nikc te komunes Kelmend te rrethit Malsia Madhe.
Arrestimi i tij u be për arsye se pas kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe u seksuestruan ne cilesin e proves materjale nje pistolete tip Zastava me disa fisheke si dhe nje automatik tip zastava, me 24 cope fisheke, të cilat i mbante pa leje. Materjalet ju kaluan Prokuroris Rrethit Gjyqesor Shkoder, per vepren penale te “Mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›