E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia, Luan Hoxha: Nuk u pyeta për Gërdecin

TIRANE- Debate të ashpra në seancen e sotme gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit, mes kryetarit te trupit gjykues Ridvan Hado dhe avokatit mbrojtës të njërit prej të pandehurve kryesorë të tragjedisë Mihal Delijorgji.

 Avokati i administratorit të fabrikës së demontimit Alba Demil, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, kërkoi të parashtronte në seancë kërkesën për lirimin e të pandehurit. Për shkak të mosrespektimit të rregullave të seances nga ana e tij, kreu i trupit gjykues e nxori jashtë duke kërkuar njëherazi edhe shtyrjen e seancës.

Në seancën e sotme lexoi parashtrimet e tij edhe avokati i ish shefit të shtabit të pergjithshëm, Luan Hoxhes, një ndër të akuzuarit e tragjedisë. Avokati Ibrahim Lahi deklaroi para trupit gjykatës se Luan Hoxha nuk ishte pyetur fare për vendin e caktuar për demontim dhe se vendimi ishte i ish- ministrit të Mbrotjes Fatmir Mediu. Sipas avokatit kur ishte diskutuar për Bërzhitën, si vend për demontim, klienti i tij e kishte kundërshtuar pasi ishte shumë pranë zonave te banuara.

Në këtë moment ka ndërhyre avokati i Delijorgjit që ka kërkuar të fliste. Nëe debat e sipër kryetari i trupit gjykues urdhëroi nxjerrjen jashtë të avokatit duke shtyrë njëkohësisht dhe seancën gjyqësore. Pak ditë më parë Dritan Minxolli, një nga të pandehurit e tragjesisë së Gërdecit u lirua duke marrë masën e sigurisë arrest shtëpie pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Mediat thonë se një vendim i tillë i gjykatës së Lartë është një dritë jeshile dhe për të pandehurit e tjerë.
Familjarët e 26 qytetarëve që humbën jetën në shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit në Gërdec, paralajmërojnë vetëgjyqësinë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, nëse drejtësia nuk vepron për të ndëshkuar përgjegjësit për krimin e rëndë.
Për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec akuzohen 29 persona, mes tyre Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, si dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish-ushtarakë të lartë.

Ndërkohë të afërm të viktimave të Gërdecit të indinjuar pas lirimit të Dritan Minxollit shprehen se do vendosin drejtesinë nepërmjet vetëgjyqësisë në kushtet kur sipas tyre drejtësia ka dështuar. Familjaret e viktimave kane vendosur që cështjen t’ia kalojnë gjykatës së Strasburgut
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›