E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapen 3.5 kg kokainë, në pranga 5 persona

SHKODER - Në kuadër të një operacioni të organizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u bllokua dje një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e tipit kokainë. Sipas policisë sasia e kokainës e sekuestruar është 3.5 kilogramë e vendosur në pako.

Gjatë operacionit për kapjen e të dyshuarve, që ka vazhduar edhe pas mesnate, janë ndaluar edhe 5 persona. Për momentin nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, por mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një tregtar fruta perimesh i njohur për komunitetin shkodran. Policia deklaron se detajet e operacionit do të jepen gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp të planifikuar për orën 11:00.
Sipas burimeve policore operacioni nisi në orën 20:20 të ditës së enjte dhe ka vazhduar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ( e premte). Paraprakisht konfirmohet se sasia 3.6 kilogram drogë është gjetur në një nga banesat periferike të qytetit, ndërsa objekt i kontrollit kanë qenë edhe disa shtëpi të tjera që njihen si banesa të të shoqëruarve ose të personave të mnundëshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›